Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Me datë 1.8.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Gentian Medja.
Rreth tetë ditë më vonë, ndaj këtij vendimi të marrë nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Roland Ilia, Firedes Shuli dhe Xhensila Pine, është zyrtarizuar një ankim.
Me datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Medja.
Medja iu nënshtrua procesit të vetingut si pjesë e listës me përparësi në kohë për shkak të kandidimit të tij për anëtar të Këshillit e Emërimeve në Drejtësi.
Po, pas vendimit të publikuar nga KPK, është zbuluar se ndaj gjyqtarit Medja, ka pasur denoncime madje dhe kallëzim penal, të cilin Prokuroria e Durrësit e ka pushuar.
Nuk dihet nëse pushimi i hetimeve ka qenë ligjor, por edhe ai apo ajo prokurore që ka pasur këtë rast, i bie që të japë llogari tashmë.
Dy denoncime ndaj gjyqtarit Medja
Subjekti i rivlerësimit Gentian Medja, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit dhe përkohësisht edhe të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nga viti 2004 deri në vitin 2013 dhe aktualisht ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, që nga muaji nëntor 2013.
Për subjektin e rivlerësimit pranë Komisionit të Vettingut janë bërë dy denoncime që përmbushin kriteret e nenit 53 të ligjit nr. 84/2016:
Denoncimi i datës 07.03.2018, i denoncuesit R.B, bashkangjitur të cilit është vendimi gjyqësor nr. 1642 (80-2016-1646), datë 05.04.2016, i dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë.
Si dhe denoncimi i datës 18.05.2018, i denoncuesit V.D, bashkangjitur të cilit nuk ka asnjë dokument shkresor, i cili denoncon katër gjyqtarë për aftësi profesionale, midis të cilëve dhe gjyqtarin Medja.
Kallëzim penal ndaj gjyqtarit Medja
Me shkresën e datës 13.02.2018, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, rezulton se denoncuesi R.B, ka bërë kallëzim penal në adresë të subjektit, duke iu referuar po këtij vendimi, (nr.1642 (80-2016-1646) datë 5.04.2016), me pretendimin se subjekti ka vepruar në kundërshtim me provat dhe me ligjin duke shpërdoruar detyrën e ngarkuar me ligj.
Për këtë shkak, rezulton se ndaj subjektit të rivlerësimit Gentian Medja, është regjistruar materiali hetimor, me datë 19.05.2016, për veprën penale ?shpërdorim i detyrës?. Gjatë procesit të rivlerësimit nga ana e Komisionit, është analizuar
Materiali i fashikullit të dosjes për mosfillim procedimi me nr. 1328 në ngarkim të subjektit të rivlerësimit, nga ku ka rezultuar se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pasi ka administruar kërkesën e kallëzuesit, ka filluar procedimin hetimor në ngarkim të subjektit.
Pasi ka tërhequr dosjen gjyqësore që i përket vendimit nr. 1642 (80-2016-1664), datë 05.04.2016, të dhënë nga subjekti i rivlerësimit, ka vendosur kqyrjen dhe marrjen e provave shkresore, ka mbajtur korrespondencë me ZVRPP-në Tiranë, ka thirrur dhe pyetur kallëzuesin, dhe në fund të hetimeve prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, më datë 17.06.2016, ka vendosur mosfillimin e çështjes penale ndaj subjektit të rivlerësimit Gentian Medja.
Organi i akuzës, ka konkluduar se gjyqtari Gentian Medja, nuk ka kryer veprime apo mosveprime që vijnë në kundërshtim me ligjin që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës si dhe fakti i vërtetuar me të gjitha provat nuk përbën veprën penale ?Shpërdorim i detyrës? të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga verifikimet e kryera, nuk rezultuan të dhëna që gjyqtari është ndikuar nga interesa të kundraligjshme ose për shkaqe të dobëta, etj.
Marrja e vendimit të datës 05.04.2016 është kompetencë e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe si i tillë nuk përbën elemente të veprës penale ?shpërdorim i detyrës?, pasi ai është marrë në përputhje me kërkesat e ligjit, provat e marra dhe administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor si dhe bindjes së brendshme të krijuar mbi bazën e tyre.
Prokuroria ka theksuar se nëse kallëzuesi nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit Gentian Medja atëherë ai mund të paraqesë ankim në Gjykatën e Apelit, siç dhe ka vepruar në fakt dhe kallëzuesi dhe çështja aktualisht është në shqyrtim gjyqësor.
Kundër vendimit të mosfillimit kallëzuesi R.B, ka bërë ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës e cila me vendimin nr. 343, datë 27.07.2016, ka vendosur rrëzimin e kërkesës (ankimit), si të pabazuar në prova dhe në ligj duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë për mosfillim të çështjes penale për subjektin e rivlerësimit./CNA.al
Gjykata Penale e Tiranës ka regjistruar padinë e kryetarit t...
Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të D...
Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në R...
Deputetja demokrate, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhet e dy...
Gazetari Agim Xhafka i ka drejtuar sot një thirrje kryeminis...
Na ndodh shpesh të flemë me flokët e lagura, sapo kemi bërë ...
Edhe ju jeni e sigurt tek grupi i njerezve qe e perdorni ant...
Seriali “Nënë” i transmetuar gjatë sezonit të kaluar në ekra...
Një tjetër deklaratë e imamit Elvis Naçi ka shkaktuar debate...
Ndoshta është fuqia e ngjyrës së theksuar bojëqielli, që thu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndo...
Kolegji i Posacëm i Apelimit ka bërë publik emrat e trupës g...
Na besoni kur ju themi se nuk është e vështirë të keni flokë...
Numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptar në 20...
Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një bashkëbisedimi q...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...