VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
A ka ardhur koha për një luftë të hapur tregtare mes Kinës dhe SHBA-së? Ndërsa mediat shtetërore e shpallin SHBA-në humbëse, shumë kinezë janë të shqetësuar.
SHBA vendosi përsëri tarifa doganore ndëshkuese ndaj Kinës. Këto përfshijnë dogana mbi mallrat kineze me vlerë 16 miliardë dollarë (rreth 14 miliardë euro). Ato janë pjesë e një pakete taksash doganore prej 50 miliardë dollarësh, 34 miliardë dollarë prej së cilave u vendosën për mallrat kineze në fillim të korrikut.
Pekini u përgjigj menjëherë, duke aplikuar 25 për qind taksa ndëshkuese doganore për mallra amerikane me vlerë 16 miliardë dollarë, njoftuan mediet kineze. Prandaj, Pekini është i vendosur të vazhdojë të përgjigjet me “masat e nevojshme hakmarrëse” ndaj tarifave ndëshkuese të SHBA. Veprimi i SHBA-së shkel qartë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), tha Ministria kineze e Tregtisë. Pekini do të ngrejë padi në OBT.
Thomas Jäger, politolog në Universitetin e Këlnit, mendon se Pekini tani po mendon me kujdes nëse reagimi ndaj raundit të parë të doganave ndëshkuese të SHBA-së, të vendosura në korrik, ishte i drejtë. Në momentin e parë reagimi qe që ne do të kundërpërgjigjemi me të njëjtën mënyrë, por tani “me sa duket Pekini po mendon nëse ky reagim qe me të vërtetë i zgjuar.”
Pasiguri në radhët e popullsisë
Shumë kinezë janë të shqetësuar se si do të përfundojnë mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në. “Mendoj se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën tregtare, sepse ata janë më të zhvilluar se Kina. Megjithëse Kina ka popullsi të madhe, shanset janë në anën e amerikanëve nëse fillon lufta”, thotë trajneri 25-vjeçar Lin Zaishi nga qyteti gjashtëmilionësh Fuzhou në bregun juglindor të Kinës.
Menaxheri 40-vjeçar Chen Jun, i mirëkupton të dyja palët, “Unë nuk mendoj se ka ndonjë palë që duhet fajësuar, sepse të dyja palët ndjekin interesat e tyre kombëtare. Dhe qeveria e SHBA-së nën Donald. Trump duhet të marrë gjithashtu parasysh interesat e veta.”
Kurse një kalimtarë kinez, i cili dëshiron të mbetet anonim thotë: “Bota nuk mund të jetojë pa SHBA-në. Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për paqen botërore, ata kanë sakrifikuar shumë prej ushtarëve të tyre dhe kanë financuar më shumë para për OKB-në. Edhe në qoftë se Kina do të kishte të njëjtat burime si SHBA, vendi ynë nuk do të merrte të njëjtën përgjegjësi, sepse kinezët janë egoistë. Unë jam kinez, dhe e them sinqerisht këtë”.
Mediat kineze flasin për humbje të SHBA-së
Në mediat shtetërore kineze ku dominon prej kohësh tema e tarifave doganore e luftës tregtare, shprehen sot se ne fund ata që do të dalin të humbur do të jetë ekonomia amerikane dhe konsumatorët dhe punonjësit amerikanë. Fillimisht mediat mbanin një qëndrim autokritik, por tani po përsërisin parullat e udhëheqjes në Pekin se në fund më të prekurat do të jenë famijet e shtreses së mesme dhe të varfër në SHBA.
Por megjithë propagandën popullsia kineze po përgatitet për ditë të këqia. Shumë kinezë po përpiqen që t’i këmbejnë të ardhurat e tyre në dollarë, euro ose ar, edhe pse rregullat janë tepër strikte. Po ashtu në rrjetet sociale u përhapen lajme se një manaxher fondesh bankare qe kapur duke u përpjekur të largohej nga vendi me kallëpë ari disakilogramësh dhe kjo e ka nxitur edhe me tepër frikën.
Qeveria kineze ka urdhëruar ndërkohë bankat që të lejojnë pa kontroll tërheqje devizash deri në vlerën maksimale 5000 USD. Kush do të tërheqë më tepër duhet t’i tregojë bankës se përse i duhen urgjentisht kaq shumë para. Por zyrtarisht dhe me shkrim një urdhëresë e tillë nuk ekziston.
Luftë me frikën
“Lufta tregtare ka shkaktuar vërtet shqetësim tek popullsia”, thotë Huang Weiping nga Universiteti Renmin në Pekin. Profesori i ekonomisë i sheh tarifat doganore ndëshkuese amerikane mbi të gjitha si mjet lufte psikologjike: “Në luftën tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, efektet psikologjike janë më të mëdha se efektet reale. Ndonëse frika në mesin e popullatës është vërtetë e pranishme, ndikimi në ekonominë reale është minimal “. Doganat ndëshkuese të vendosura nga Donald Trumpi janë më të ulëta se vlera e shitjeve të pasurive të patundshme në një qytet të mesëm kinez, thotë Huang Weiping. “Kjo nuk është çështje parash.Frikat e njerëzve janë problemi më i madh për ekonominë kineze,” vëren ekonomisti.
Ren Zeping, analist ekonomik, mendon si shumë kinezë se ende nuk ka ardhur koha për një luftë të hapur mes Kinës dhe SHBA-së. “Para luftës tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, në vendin tonë kishte një tendencë mbivlerësimi dhe vetëbesimi”. Konflikti aktual nuk ka shkaktuar asgjë tjetër, vetëm se një kthim tek arsyeja. “Ne duhet të pranojmë qartë se Kina ende ka shumë për të bërë përsa u përket inovacioneve, shërbimeve financiare, arsimit, teknologjive bazë dhe ushtrisë”, mendon ai.
Ndërkohë, shumë vendimmarrës në rrethin e ngushtë të udhëheqjes së partisë duhet ta kennë të qartë: konflikti i tanishëm me Shtetet e Bashkuara dhe rezistenca më e madhe ndaj blerjeve strategjike në Evropë, janë qëllime të caktuara të strategjisë ambicioze “Made in China” që nuk mund të realizohen më në kohë, thotë Thomas Jäger. “Por kjo pritet të ndryshojë deri në ditën e qindvjetorit të Republikës Popullore në tetor 2049. Se deri atëhere Kina dëshiron të jetë jo vetëm në një nivel me SHBA-në, por të dominojë teknologjitë kyçe të ekonomisë globale”./ DW
Matteo Salvini jeton nga provokimet. Por në rastin e anijes ...
Pas disa refuzimesh radhazi Qeveria shqiptare sërish ka çu...
Nga Edona Marku* Të gjesh në këso ditësh një shkrim të çfarë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një pa...
Kryeministri Edi Rama, pas një jave të ngjeshur e të rënduar...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku vetëm 6 ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Ministri i Brendshem italian, Matteo Salvini ka reaguar pas ...
Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas ...
Martin Dogani, është i mbijetuari i aksidentit të rëndë që n...
Ditën e sotme po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit ...
Një asteroid i madh sa Piramida e Gizës, po i afrohet me shp...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur ak...
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit po zhvillojnë sot një t...
Shitjet e makinave elektrike në Europë për 2018-ën pësuan nj...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në faqen ...
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen sot në n...
Juventusi fitoi 2-0 fundjavën që lamë pas kundër Lazios. Në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...