Rama nuk e lëshon kunatin e Xhafajt/ Çfarë fshihet pas dërgimit të Sokol Berberit në Strasburg?
Pas disa refuzimesh radhazi Qeveria shqiptare sërish ka çu...
Matteo Salvini jeton nga provokimet. Por në rastin e anijes “Diciotti”, ministri i Brendshëm i Italisë shkoi shumë larg. Drejtësia po heton tani kundër tij.
Pas dramës për emigrantët që nuk lejoheshin të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”, organet e drejtësisë italiane kanë nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm Matteo Salvini. Salvini akuzohet për shpërdorim detyre dhe privim lirie.
Salvini konfirmoi se ndaj tij po hetohet, sepse në mes të muajit gusht ai kishte urdhëruar që njerëzit që shpëtoheshin nga anijet në Detin Mesdhe duhet të lejohen të zbresin nga bordi i anijeve, vetëm pasi shtetet e tjera evropiane të kenë rënë dakord që të pranonojnë disa emigrantë. Pas një sërë ditësh diskutimesh të kota mes vendeve të BE-së, Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike në Itali ranë në fundjavë dakord të strehojnë 140 emigrantët e mbetur në anijen “Diciotti”.
Salvini: Hetimet “medalje nderi”
Salvini e kritikoi ashpër hapjen e hetimeve të prokurorisë Agrixhentos kundër tij: “Është e pabesueshme të jetosh në një vend ku dhjetë ditë më parë u rrëzua një urë nën të cilën vdiqën 43 vetë dhe askush nuk po hetohet” tha ai në një miting në Pinzolo, në Italinë e Veriut. “Dhe prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij. Ky është turp.”
Para turmës që duartrokiste, ai vazhdoi,” Ju keni një qeveri që do t’i mbrojë qytetarët italianë deri në fund.” Ministri i Brendshëm italian i quajti hetimet kundër personit të tij si një “medalje nderi”. Shifra e sondazheve pro Salvinit janë rritur ndjeshëm që kur qeveria e re mori detyrën në qershor.
Falënderim për Irlandën dhe Shqipërinë
Salvini falënderoi qeveritë e Irlandës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e tyre për të pranuar një pjesë të emigrantëve. Franca, nga ana tjetër, duhet të ketë turp që nuk pajtohet me shpërndarjen e tyre, tha ai.
Ndërsa Bashkimi Europian bëri thirrje për një zgjidhje afatgjatë për çështjen e migracionit. Komisioneri i Punëve të Brendshme të BE, Dimitris Avramopulos, tha se e përshëndet zgjidhjen që u gjet për emigrantët dhe që ata tani lejohet të zbresin nga bordi i anijes për t’u trajtuar. Kjo u bë e mundur falë solidaritetit përtej kufijve dhe vendeve. “Por ne nuk mund të presim gjithmonë këtë lloj solidariteti të rastësishëm. Ne duhet të ndërmarrim masa strukturore.”
Kërcënime ndaj BE-së
Qëkurse qeveria mes Lega dhe Lëvizjes Pesë Yje erdhën në pushtet tre muaj më parë, Italia po ndjek një kurs të ashpër kundër migracionit dhe bën presion mbi BE. “Kjo qeveri ndjek një politikë rigoroze dhe koherente të migracionit, dhe nuk i lë vetëm njerëzit në gjendje kritike apo rrezik jete,” tha kryeministri Giuseppe Conte në një deklaratë, duke ju referuar vendimit për t’u lejuar refugjatëve të zbrisnin prej bordit të anijes italiane “Diciotti”.
Italia dhe Malta po përpiqen vazhdimisht për të negociuar një zgjidhje me disa nga shtetet e BE-së, si Gjermania apo Franca. Por në rastin e anijes “Diciotti”, frontet mbetën të ngurtësuara.
Ndërkohë qeveria italiane vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit të mosmarrëveshjeve me BE-në për migracionin. Ajo deklaroi se do të ndalë pagimin e kontributeve në arkat e BE-së, nëse shtetet anëtare nuk do ta ndihmojnë për shpërndarjen e refugjatëve në vende të tjera. “Linja e butë nuk funksionon më, tani do të ndjekim linjën e fortë, nuk do të paguajmë fondet në qoftë se ata nuk dëgjojnë”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio. Me rreth 20 miliardë euro, Italia është kontribuesja e tretë më e madhe në BE, pas Gjermanisë dhe Francës./ DW
Pas disa refuzimesh radhazi Qeveria shqiptare sërish ka çu...
Nga Edona Marku* Të gjesh në këso ditësh një shkrim të çfarë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një pa...
Kryeministri Edi Rama, pas një jave të ngjeshur e të rënduar...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku vetëm 6 ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Ministri i Brendshem italian, Matteo Salvini ka reaguar pas ...
Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas ...
Martin Dogani, është i mbijetuari i aksidentit të rëndë që n...
Ditën e sotme po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit ...
Një asteroid i madh sa Piramida e Gizës, po i afrohet me shp...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur ak...
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit po zhvillojnë sot një t...
Shitjet e makinave elektrike në Europë për 2018-ën pësuan nj...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në faqen ...
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të mblidhen sot në n...
Juventusi fitoi 2-0 fundjavën që lamë pas kundër Lazios. Në ...
Presidenti Ilir Meta po i shfrytëzon edhe ditët e fundit të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...