Formulohet peticioni kundër ndarjes së Kosovës
Juristi nga Prishtina Getoar Mjeku, ka formuluar një peticio...
Dy janë kandidatët për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ata janë gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Artur Malaj dhe kryeinspektorja e inspektoriatit të KLD ?së, Marsida Xhaferllari.
Malaj, ndonëse u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ende me një këmbë në Vetting.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në fillim të muajit gusht, kërkoi shkarkimin e tij, duke ankimuar vendimin e datës 3 gusht 2018 të KPK-së.
?Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj?, ? thuhej në njoftimin për media.
Ndërkaq, ende nuk ka një datë për kalimin në Vetting të kandidates tjetër për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari.
Ajo çfarë dihet është se Xhaferllari do të jetë pjesë e listës së dytë të njerëzve të drejtësisë që do të kalojnë përmes këtij procesi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale të kandidates që synon të jetë pjesë e kupolës së institucioneve të drejtësisë.
CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga kryeinspektorja Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit rezulton e mbytur në dieta, në euro dhe dollarë. Xhaferllari duket se është shumëdimensionale, i bën të gjitha, duke filluar që nga posti që mbart deri tek punët shtesë.
Super-gruaja Xhaferllari ka bërë lektoren në Shkollën e Magjistraturës, ku ka fituar 85 636 lekë, ka marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës ku ka fituar 8 750 euro.
Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në hartimin e një metodologjie për monitorimin e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën, ku ka fituar 2550 USD, në hartinin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve ku ka fituar 8,864.00 lekë dhe 419,90 USD i ka fituar si dieta nga një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD.
Kësaj i thonë të bëhesh i pasur nga zyra, apo në shëtitje. Prokurorët dhe gjyqtarët se kanë këtë fat, kështu që bëjnë mirë ti hedhin sytë nga ?zyra e Marsidës?.
Artur Malaj duket se është treguar më i zgjuari ndër gjyqtarë, por për momentin ONM ia ka prerë entuziasmin.
Pasuria e deklaruar nga Xhaferllari
Llogari rrjedhëse nga paga dhe shperblime:
Gjendja në daten 31.12.2017 dhe shtesa gjatë vitit 2017
Gjendja: 35,498.90 lekë
Pakësim: 636,935.08 lekë
Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjeter u mbyll.
Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është me 2,200,000.00 lekë
Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është 15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro
Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja ne daten 31.12.2017 është 1,405.49 USD
Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.
Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.
Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.
Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750 euro.
Pagesë dietash për vizit studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praklikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën 600 euro
Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.
Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartirnin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.
Pagesë dietash në Ilogarinë në USD për një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD./CNA.al
Juristi nga Prishtina Getoar Mjeku, ka formuluar një peticio...
Gazetari Klodian Tomorri me anë të një postimi në rrjetet so...
Nga Enton AbilekajLexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duke...
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, akuzoi ditën e sotme pol...
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pa...
Lideri i çeçenëve, Raman Kadyrov, ka komentuar ndarjen nga j...
Senatori amerikan John McCain u nda nga jeta mbrëmjen e djes...
Gjatë pasdites së sotme një automjet është përplasur me një ...
Një makinë mëngjesin e sotëm, ka dalë nga rruga dhe është pë...
Nën kryetari i Partisë Demokratike në Mallakastër, Hajredin ...
Policia ka vijuar me kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ...
Mijëra qytetarë moldavë janë mbledhur në Kishiniev, për të p...
Ditën e sotme një automjet në zonën e Freskut në rrugën Tira...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zotuar, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një p...
Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bush...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen ...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka sulmuar klasën politike ...
Reagime të shumta pasuan videon e publikuar nga ish-kryemini...
Deputeti demokrat Myslym Murrizi me anë të një postimi në rr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...