Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Enton Abilekaj
Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë historive me Kryeministrin që shpenzon miliona për veshje, udhëtime dhe llastime të tjera luksoze.
Ai është vetëm viktimë e rrethanave. Ishte me pushime kur i erdhi papritur një ftesë nga Presidenti i Juventusit që me siguri do jetë një nga adhuruesit e tij. Vendos ta pranojë ftesën, por nuk i përputhen oraret. Në axhendë ka një mbledhje informale të qeverisë në rezidencën qeveritare të Vlorës. I duhet një mjet për të arritur në kohë në Torino dhe ja ku del rastësisht çarteri i Igli Tares.
Përfiton nga hyrja VIP për të bërë autostop në pistë. Fati është me të, Igli Tare është duke shkuar në të njëjtin destinacion. Udhëtim pa pagesë, zero shpenzime nga buxheti i shtetit, zero shpenzime nga xhepi. Nuk është abuzim, është thjesht fat. Qetësohesh, mbyll portalet, mbyll televizorin dhe vendos t’i japësh fund me këtë histori. Në sfond dëgjohet një zhurmë monotone si ajo e molës, që gërryen rrobat. Në fakt është mola e dyshimit që gërryen ndërgjegjen me disa pyetje të thjeshta.
Gjithë ky fat, kjo seri koincidencash pse nuk i ndodhën Edi Ramës kur nuk kishte pushtet? Çfarë raporti ka Kryeministri i Shqipërisë me një biznesmen të madh në Itali, që të marrë një ftesë të kushtueshme prej tij? Çfarë raporti ka me Igli Taren që të përfitojë nga çarteri? A janë këto dhurata pa kthim? A janë këto dhurata të ligjshme? A ka një ligj për dhuratat për funksionarët e lartë? Këtyre pyetjeve për fat të keq nuk u jepte përgjigje sqarimi i Kryeministrisë dhe përgiigjet që vijnë në mendje, të çojnë prapë në rrugën e fillimit.
Hap sytë dhe kupton që nuk mundet që ky zinxhir koincidencash të ndodhë në rastin kur udhëtimi luksoz i Kryeministrit u denoncua nga një eksponent i opozitës. Në fakt ky është zinxhiri që kryeministria do të lidhë edhe një të vërtetë tjetër, që po të bashkohet me udhëtimet luksoze të Ramës në Mynih tek Bajerni, në Kinë me një biznesmen tjetër, në galerinë më të shtrenjtë të New York-ut, në galerinë më ?in? të Europës, të nxjerr tek një e vërtetë e madhe: tashmë ai është shndërruar në Emirin e këtij vendi, që e trajton si emirat.
Ndërsa mundohet të plotësojë listën e mungesave, të hakmerret për listën e frustrimeve, e sheh të lehtë që për cdo tekë të plotësuar të falë pasuri nga vendi, si të jetë pronar i tij. Me këtë lehtësi i jep Stadiumin Kombëtar një biznesmeni, Teatrin Kombëtar një biznesmeni tjetër, bregdetin një tjetri, buxhetin e shtetit- taksat disa të tjerëve.
Të gjitha këto mundësojnë llastimin e tij, shpenzimet pa frena për të plotësuar çdo tekë, çdo mungesë cdo frustim. Do të ekspozojë veprat e tij mes piktorëve më të njohur të botës, e bën pavarësisht kostos. Do të spikasë si tifoz i një skuadre fituese, pasi ka qenë më humbësit më parë, carteri është aty, ftesa vjen në Dhërmi.
Do të futet në historinë e basketbollit, i jep një tender Tërmetit dhe ai e tund si ia ka qejfi 54- vjecarit që po blen të shkuarën me çmimin e shkatërrimit të së tashmes dhe të ardhmes së atyre që qeveris. Do që mediat ta quajnë shpëtimtar, ua jep buxhetin e shtetit me projektin 1 miliardë, apo me dëmshpërblime për gjoja dëmet që u ka bërë pronarëve të tyre në kohën kur nuk e fërkonin. Emirati është nën pushtetin e tij, qytetarët e kanë pranuar fatin e tyre. Ndërsa media përpërlitet duke dhënë shpirt, për opozitën, do të mjaftonte një komision hetimor për ta nxjerrë Emirin lakuriq.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, akuzoi ditën e sotme pol...
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pa...
Lideri i çeçenëve, Raman Kadyrov, ka komentuar ndarjen nga j...
Senatori amerikan John McCain u nda nga jeta mbrëmjen e djes...
Gjatë pasdites së sotme një automjet është përplasur me një ...
Një makinë mëngjesin e sotëm, ka dalë nga rruga dhe është pë...
Nën kryetari i Partisë Demokratike në Mallakastër, Hajredin ...
Policia ka vijuar me kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ...
Mijëra qytetarë moldavë janë mbledhur në Kishiniev, për të p...
Ditën e sotme një automjet në zonën e Freskut në rrugën Tira...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zotuar, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një p...
Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bush...
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen ...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka sulmuar klasën politike ...
Reagime të shumta pasuan videon e publikuar nga ish-kryemini...
Deputeti demokrat Myslym Murrizi me anë të një postimi në rr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me anë të një p...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka sulmuar kryeministrin...
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj me anë të nj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...