web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ 48 vjeçari arrestohet në kufirin shqiptaro-grek

18 Gusht 2018, 19:35, Aktualitet CNA

Policia kufitare ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 48 vjeçarin Edmond Bego, i cili u arrestua në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Igumenicës, kur po kthehej nga pushimet në Korfuz.

Mësohet se Bego kishte falsifikuar edhe pasaportën, pasi në dokument rezultonte me identitetin Mond Bega.

Ky i fundit akuzohet si pjesëmarrës në organizata kriminale, si dhe për trafik kokaine e heroine. /CNA.al





Lajmet e fundit nga