Uashingtoni nuk ka ndryshuar partnerët
Janusz Bugajski, analist në Uashington thotë se SHBA dhe Bru...
Kampionati gjerman në futboll fillon këtë të premte, me ndeshjen Bajern-Hofenheim. Bavarezët sërish janë kandidatët kryesor për titull, por edhe disa ekipe të tjera janë përforcuar mirë, shkruan Deutche Welle.
Bajeni i Mynihut konsiderohet kandidati kryesor për të fituar titullin e kampionit gjerman edhe këtë vit. Në këtë mënyrë ai do të fitonte titullin e shtatë me radhë në Gjermani. Ky është qëllimi minimal i trajnerit të ri Niko Kovaç, në veçanti pas ndeshjes së super kupës, kur Bayerni mundi Frankfurtin me rezultat 5:0. Bajerni pretendon të fitojë edhe Ligën e Kampionëve si dhe kupën gjermane.
Në media spekulohet se Bajerni do të përforcohet me ndonjë lojtar tjetër për këtë sezon, si Benjamin Pavard apo Anthony Martial. Por zyrtarisht në radhët e Bajernit këtë sezon kanë ardhur vetëm dy lojtarë të ri: Leon Goretzka nga Shalke dhe Alphonso Davies, ndërsa nga ekipi është larguar deri tani Arturo Vidal.
Por shumë më e rëndësihme për bavarezët është mbetja e qendërsulmuesit Robert Levandovski. Afati i kalimeve në futbollin gjerman zgjat deri në fund të muajit, ndaj nuk përjashtohet mundësia të ketë ndryshime të reja.
Shalke 04
Ekipi nga Gelsenkirheni ka shënuar në sezonin e kaluar një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e dytë në Bundesligë. Trajneri i ri Domenico Tedesco e ka zgjatur kontratën sërish dhe konsiderohet si një shtyllë e rëndësishme në këtë ekip. Por Shalke këtë vit do ta ketë edhe më vështirë, për shkak të ngarkesave në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe në kupën gjermane.
Në veçanti kur dihet se nga ky ekip janë larguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm si Leon Goretzka dhe Max Meyer. Shalke ka angazhuar disa lojtarë të tjerë, si Omar Mascarell, Suat Serdar, si dhe Salif Sane dhe Marl Uth.
1899 Hofenheim
Trajneri i ri i ekipit të Hofenheimit Julian Nagelsmann ka arritur që në sezonin e kaluar të krijojë një ekip shumë të mirë dhe kompakt dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Por sivjet nuk do ta ketë aspak lehtë, sepse nga ekipi është larguar sulmuesi Mark Uth. Nagelsmann shpreson se këtë zbraztësirë do ta kompensojnë lojtarët e ri Vincenzo Grifo, Leonardo Bittencourt dhe Ishak Belfodil. Por ekipi ka dhe disa lojarë të lënduar.
Borusia Dortmund
Borusia Dortmund ka kaluar një sezon shumë turbulent 2017/2018 dhe në fund memzi u fut në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Prioritetet i Dortmundit dhe trajnerit të ri Favre për këtë vit janë shumë të qarta: Gara për titullin e kampionit dhe afrimi me ekipin dominant – Bajernin e Mynihut. Dortmundi është përforcuar deri tani me lojtarët si Abdou Diallo, Axel Witsel, Thomas Delany dhe Marius Wolf. Problemet më të mëdha Borusia i ka në sulm, sepse ende nuk ka ndonjë qendërsulmues të mirë. Sivjet pritet shumë veçanërisht nga Marco Reus dhe Mario Götze, por trajneri Lucien Favre nuk do ta ketë fare lehtë të përballet me konkurrencën e fortë për titull.
Bajer Leverkuzen
Bajeri nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe ky konsiderohet si dështim serioz për këtë ekip me baza të fuqishme ekonomike. Krerët e ekipit shpresojnë se në këtë sezon do të jenë shumë më të suksesshëm. Por edhe ekipi i Leverkuzenit ka përjetuar disa ndryshime serioze. Nga ekipi është larguar portjeri Bernd Leno, të cilin e ka zëvendësuar Lukas Hradecky. Në Leverkuzen ka ardhur edhe Mitchell Weiser, por aktivitetet e këtij ekipi në treg kanë qenë deri tani të vogla, kur dihet se Bajeri pretendon të jetë i suksesshëm në tri fronte. Këtë vi pritet edhe më shumë nga lojtarët si Leon Bailey, Julian Brandt dhe Kai Havertz.
RB Leipcig
Në garën për kualifikime në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës edhe këtë vit do të jetë ekipi nga Leipcigu, i cili tani ka mbledhur edhe përvojë në Bundesligë. Nga Leipcigu është larguar një nga lojtarët shumë të rëndësishëm, Naby Keita (ka kaluar në Liverpool), i cili nuk mund të zëvendësohet lehtë. Ndërsa i ri në ekip do të jetë Nordi Mukiele dhe Matheus Cunha. Lojtari kryesor i ekipit është edhe këtë vit Timo Werner, nga i cili pritet të shënojë shumë gola.
Ekipet pa shanse për titull
Ekspertët gjermanë janë të mendimit se ekipet si VFB Stutgart, Eintraht
Frankfurt, Verder Bremen, Borusia Mënhengladbah Herta Berlin, Augsbrug dhe të tjera nuk kanë shanse që të fitojnë titullin e kampionit të Gjermanisë. Disa prej tyre do të përballen madje me rrezikun e rënies nga kategoria e parë. Megjithatë kandidatët më serioz për rënie nga liga konsiderohen dy ekipet të cilat janë futur këtë vit në Bundesligë – Fortuna Dyseldorf dhe Nyrembergu.
Janusz Bugajski, analist në Uashington thotë se SHBA dhe Bru...
“Jam i sigurt, u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov...
Në të shkuarën merkatoja e futbollit në kampionatet më të rë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zotuar se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan është rikonfirmuar...
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet ndaj ish-kryepro...
Tashmë kanë kaluar katër ditë nga tragjedia e Genovas, ndërs...
Forcat e Shërbimit Civil në Itali kanë gjetur personin e fun...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, tek “Ura e...
Vladimir Putini vjen në Gjermani. Çfarë është në rend të dit...
Stuhia e fortë e shoqëruar me breshër mbremjen e së premtes ...
Dikur ishte një qytet me mbi 10 mijë banorë, por sot ka vetë...
Spitalet në të gjithë shqipërinë kanë bërë transparente list...
Aksidentet në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë pasoja fatale. ...
Kreu i grupit parlamentar, të LSI-së Petrit Vasili me anë të...
Tre automjete janë përfshirë ditën e sotme në një aksident t...
Autobusi, i cili u përplas të martën në kryeqytetin e Ekuado...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hed...
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të ...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...