“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
“Jam i sigurt, u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov këto ditë në Ankara, se abuzimi i rëndë me Dollarin si monedhë orientuese më në fund do ta gremisë atë vet”. A është vërtetë kështum pyet ” DW” në një artikull.
Nëse stabiliteti i monedhave është i kushtëzuar nga besimi kundrejt emitenteve të tyre, atëherë perspketiva e Dollarit nuk është e mirë. Nga Uashingtoni Donald Trump lufton kundër pjesës tjetër të botës. Në kulmin e luftës tregtare me Kinën presidenti amerikan atakon Rusinë dhe Turqinë – por ato kundërsulmojnë dhe e godasin Uahsingtonin aty ku i dhemb më shumë: Ato e venë në pikëpyetje pozicionin drejtues të fuqisë botërore, fillimisht vetëm lidhur me monedhën.
Ku nisi e gjitha
Fillimin e kursit të fitores monedha amerikane e pati më 14 shkurt 1945 në kryqëzorin USS Quincy, që sapo ankorohej në liqenet egjiptiane përreth kanalit të Suezit. Në anijen e mbrojtur me armë zjarri ishte areduar një dhomë pritjeje: disa kolltukë të mbledhur të imporvizuar dhe tavolina të vendosura mbi një tapet oriental. Në sfond ishin paretet e forta të anijes së fuqishme të flotës ushtarake të SHBA-së. Vetëm pak persona ishin të pranishëm. Presidenti amerikan Roosevelt i premtoi mysafirit saudit mbrojtje ushtarake dhe mbreti Ibn Saud mori përsipër që për këtë në të ardhmen t’i kryejë në Dollarë bizneset e naftës.
Gati dhjetë vjet më vonë, pas shfuqizimit të standardit të arit, “Greenback” (Dollari) sërish u kushtëzua nga një lëndë e parë, e kjo ishte ari i zi, pra nafta.
Një rast fatlum ky për SHBA-në, sepse kërkesa për naftë në vitet që pasuan u rrit shpejt dhe me këtë si rjedhojë edhe kërkesa për monedhën amerikane. Shpejt gjithnjë e më shumë biznese në nivel ndërkombëtar nisën të kryhen me Dollarë.
E kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite kështu. FMN-ja vlerëson, se rreth 62 përqind e rezervave të monedhave në botë mbahen në Dollar. Për krahasim: Euro përbën 20 përqind të rezervave monetare, pas kësaj vjen Yen dhe Paundi.
Edhe transaksionet e valutës bëhen pothuajse të gjitha me Dollarë, mbi 85 përqind e këmbimeve ndërkombëtare të valutës llogariten me Dollarin.
Banka amerikane e Rezervave, FED, e ka mbështetur vazhdimisht funksionin orientues të Dollarit dhe është kujdesur për të pasur likuiditet të mjaftueshëm. Edhe prej kësaj dominanca e monedhës amerikane prej kohësh është një gjendje, që ajo e ruan vet.
Çështja e ankorimit të sigurtë
Likuiditeti i Dollarit e bën atë për depozituesit interesant si një port i sigurtë ankorimi ? sepse ai mund të tregtohet shpejt. Por kjo mund të shkaktojë edhe situata groteske: nëse në një kategori tjetër depozitimi situata është riskante, investitorët – ndër ta natyrisht edhe Bankat Qendrore e sipërmarrjet – largohen madje edhe prej Dollarit, në rast se pikërisht në Amerikë kërcënojnë rreziqet më të mëdha për ekonominë botërore. Kjo ndodhi së fundi gjatë krizës financiare, ose edhe në valën e grindjes së vazhdueshme në Kongresin e SHBA-së për kufirin maksimal të borxhit.
Ekonomisti Barry Eichengreen e quan këtë një “privilegj të paturpshëm” për SHBA-në. Sepse dy rivalet më të rëndësishme kanë probleme: Euro, sipas Eichengreen, është një monedhë pa shtet, dhe Renminbi kinez një monedhë me shumë shtet. Kjo do të thotë, që me dobësimin e Euros nuk ka një qeveri, e cila të mund të marrë përsipër stabilitetin e monedhës. Monedha kineze në të kundërt kontrollohet prej udhëheqjes politike dhe jo nga forcat e ekonomisë së tregut.
Më pak dominancë e Dollarit?
Në SHBA ndërkohë është e vështirë, që duke iu referuar politikës dhe ekonomisë të flasësh për një situatë të kontrolluar. Presidenti Trump nuk stepet, të akuzojë vendet e tjera – jo vetëm Kinën si konkurrente të monedhës – për manipulime me Renminbi, për të shkruar më pas në një Tweet rekomandimet për Bankën kombëtare të rezervave lidhur me politkën monetare. Ndonëse Banka amerikane e Rezervave deri tani po ndjek një kurs të qendrueshëm dhe të paprekshëm, qëkurse shtëpia e bardhë ka nisur të japë hapur rekomandime dhe kërkesa si p.sh. lidhur me interesin orientues, është e paqartë, nëse mund të kesh gjithmonë besim tek neutraliteti politik i FED.
As për kursin e politikës ekonomike të Trumpit askush nuk guxon të japë garanci. Veprimet e tij shumë shpesh janë kontradiktore: Ai flet për marrëveshje të mëdha tregtie, por ato deri më tani nuk janë zbatuar veçse ka pasur anullime e ai nuk i është përmbajtur asnjës prej tyre. Një grindje tregtare me Kinën, pasiguria në raportet me Rusinë, e së fundi grindja me Turqinë, që po e zhyt lirën në humnerë pa fund…Duket sikur Dollari në gjendjen aktuale nuk është një bankë e sigurtë.
Shtrohet pra pyetja: cila monedhë do të dirigjojë në të ardhmen? Rusia dhe Turqia kanë deklaruar, se në tregtinë ndërkombëtare duan të kthehen tek monedhat e tyre – ato duan t’ia kursejnë vetes rrugën e tërthortë përmes Dollarit. Ndoshta edhe vende të tjera do të ndjekin këtë shembull dhe Dollari në tregtinë globale do të jetë më pak dominant. Por ai do të mbetet monedha më e fortë në vetvete, për aq kohë sa SHBA edhe në kaosin më të madh gëzon besimin më të madh se shtetet e tjera pas monedhave të tjera./CNA.al
Në të shkuarën merkatoja e futbollit në kampionatet më të rë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zotuar se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan është rikonfirmuar...
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet ndaj ish-kryepro...
Tashmë kanë kaluar katër ditë nga tragjedia e Genovas, ndërs...
Forcat e Shërbimit Civil në Itali kanë gjetur personin e fun...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, tek “Ura e...
Vladimir Putini vjen në Gjermani. Çfarë është në rend të dit...
Stuhia e fortë e shoqëruar me breshër mbremjen e së premtes ...
Dikur ishte një qytet me mbi 10 mijë banorë, por sot ka vetë...
Spitalet në të gjithë shqipërinë kanë bërë transparente list...
Aksidentet në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë pasoja fatale. ...
Kreu i grupit parlamentar, të LSI-së Petrit Vasili me anë të...
Tre automjete janë përfshirë ditën e sotme në një aksident t...
Autobusi, i cili u përplas të martën në kryeqytetin e Ekuado...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hed...
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të ...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ...
Në një shkrim të botuar sot në portalin Pamfleti, hidhen aku...
Portali Pamfleti, ka zbuluar sot një histori që sipas tij, t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...