Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola, ka bërë apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat në rrugë, duke marrë shkaks edhe nga aksidenti tragjik në Kamëz.
Sipas tij, shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit, janë shpejtësia e madhe dhe përdorimi i celularit.
Ndër të tjera ai ka këshilluar drejtuesit e biçikletave të mbajnë kaska mbrojtëse.
Tola ka dhënë këshilla edhe për qytetarët, që të kalojnë në vijat e bardha brenda qendrave të banuar, ndërsa jashtë tyre, tu japin përparësi mjeteve.
Drejtori i Rrugores, ka thënë gjithashtu se drejtuesit mjeteve duhet të minimizojnë përdorimin e duhanit dhe mbajtjen e kafshëve në makinë gjatë drejtimit të mjetit.
Postimi i plotë
Policia Rrugore, analizë paraprake dhe këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve 10 Gusht 2018 Përshëndetje, Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë drejtuesit e mjeteve, për sjelljen në trafik dhe respektimin e ?normave të sjelljes?, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë edhe këtë javë.
Nisur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur në afërsi të ?Urës Kamzës? në datë 08.08.2018, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, pas një analize paraprake të shkaqeve të aksidentetve të diteve të fundit evidentojmë:
1. Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;
2. Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;
3. Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga ?karkasa? metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda. Kapërcimi i kryeqëzimeve prej drejtuesve të biçikletave duhet të bëhet në kujdesin maksimal, dhe në çdo rast edhe drejtuesit e biçikletave duhet të fillojnë të përdorin kaskot mbrojtëse të veçanta;
4. Këmbësoret brenda qendrave të banuara, duhet të kryejnë kapërcimin e kryqëzimeve me kujdesin maksimal atje ku janë vijat e kalimit të këmbësorëve, dhe jo të kryejnë kapërcime diagonal të kryqëzimeve, duke venë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve;
5. Jashtë qendrave të banuara këmbësoret duhet t?u japin përparësi drejtuesve të mjeteve dhe të kryejnë kapercimin e karrexhatës vetëm kur të jenë të sigurtë që kapërcimi i rrugës mund të bëhet pa rrezikuar jetën e tyre;
6. Policia Rrugore detyrohet të kujtojë, se gjatë drejtimit të mjeteve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, janë të ndaluara përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, shkrepja e fotografive për ti shkëmbyer në instagram dhe në fb.
7. Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër ?të evidentuar? drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë
8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale. Sa më sipër kërkojmë të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë. Drejtimi i mjeteve nga ?kjo kategori drejtuesish? me kepucë të përshtashme, mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mosmbajtja e kafshëve shtepiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonte manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonte përfshirjen në aksidente.
Policia Rrugore po vazhdon me gatishmëri maksimale monitorimin e trafikut. Aksioni i saj këtë javë ka qenë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse; Kontrollet e Policisë Rrugore gjithashtu kanë vazhduar për drejtuesit e mjeteve që përdorim celularët gjatë drejtimit të mjeteve; Për realizimin me efektivitet të kontrolleve të mësipërme nga shërbimet e Policisë Rrugore, për identifikimin e këtyre shkeljeve janë angazhuar shërbime policore rrugore ?civile? me mjete ?jo të uniformuara? të policisë;
Nisur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Bolonja të Italisë me përfshirjen e një mjeti autobot që transportonte lëndë të rrezikshme, ku pasojat ishin të rënda për përdoruesit e rrugës, prej ditës së Mërkurë nëpërmjet një plani operacional të veçantë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kontrolluar dhe po kontrollojnë kategorinë e mjeteve dhe të drejtuesve të mjeteve që transportojnë në Shqipëri karburante dhe lëndë të rrezikshme në drejtim të respektimit të normave të veçanta për këtë kategori dhe të sistemeve e të pajimeve të parashikuara në Kodin Rrugor;
Gjithashtu nëpërmjet mediave lokale dhe rrjeteve sociale, 12 drejtuesit e shërbimeve vendore të Policisë Rrugore kanë komunikuar dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun. Nga ana tjetër vazhdoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin ?Komisariati Digital? duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.
Policia Rrugore kërkon mirkuptimin dhe mbështetjen e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve, për ngadalësimin e trafikut, veçanërisht në momente mbingarkese të tij në akse dhe segmente rrugore në zonat turistike të vendit. /CNA.al
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar hetim disiplinor për gjyqt...
Ngacmimet seksuale nuk kanë kohë, moshë, por as gjini. Një n...
Luhatja e temperaturave solli serish viroza. Të parët që pre...
Kreu i Grupi Parlamentar të LSI ka zbuluar planin e opozitës...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas të dënu...
Ambasada e Kosovës në Suedi ka rënë pre e një sulmi. Persona...
Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e proc...
Një turiste polake është aksidentuar në ujëvarën e Thethit. ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tati...
Kohë largimesh te Reali. Pas huazimit të Mateo Kovacic te Ch...
Uniforma e policisë është e shenjtë. Kështu janë shprehur kr...
Leonardo Bonucci ka dhënë konferencën e parë për shtyp pas r...
Gjykata e Gjakovës zhvilloi ditën e djeshme seancën ndaj Pje...
Në sallën e Gjykatës së Lartë, lutja e Nënë Terezës për gjyq...
Milani është afër transferimit të holandezit Quincy Promes i...
Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e...
Për 30 vjetorin e vdekjes së poetit Havzi Nela ka reaguar dh...
Calciomercato raporton se Paolo Maldini dhe Leonardo aktuali...
Verën e shkuar, PSG surprizoi gjithë botën duke transferuar ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...