web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj ish-kolonelit/ Britania kërkon ekstradimin e dy shtetasve rusë

6 Gusht 2018, 16:22, Aktualitet CNA

Britania pritet ti dërgojë Rusisë kërkesën e ekstradimit për dy shtetasit rusë, të cilët janë përgjegjës për sulmin me agjentin nervor ?Novichok?, në Salisbury. Nga ky sulm humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Dy shtetasit rusë kanë qenë nën hetim prej kohësh nga agjencitë bitanike të zbulimit, të cilët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tyre.

Pritet që Rusia ta refuzojë kërkesën, duke acaruar më tej marrëdhëniet mes dy shteteve.

Shkak për krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Britanisë, u bë sulmi me ?Novichok? ndaj Sergey Skripal, një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus dhe dhe vajzës së tij Yulia, në mars të këtij viti. /CNA.al





Lajmet e fundit nga