web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E kërkojnë të gjitha ekipet e mëdha/ Ai do të transferohet te Milani

5 Gusht 2018, 11:36, Aktualitet CNA

Nëse deri tani jeni surprizuar nga transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventus, apo operacioni tresh Higuain& Caldara për Bonuccin , prisni se nuk keni parë gjë akoma.

Mesfushori serb, Milinkovic-Savic që luan te Lazio, zbulimi i Igli Tares, për të cilin Lotito kërkon 120 milionë euro për ta lënë të lirë pritet te largohet. Po ku? Edhe pse kërkohet nga ekipe të mëdha si Reali , Juventus, Chelsea, United, PSG etj, mund të transferohet te Milani. Po si?

Mediat në Itali shkruajnë se Milani do t?i ofrojë Lazios ofertë fillestare të huazimit në vlerë prej 35.6 milionë paundë, me opsionin e blerjes së 23-vjeçarit pas një viti, duke kompletuar marrëveshjen edhe me shumën e dytë prej 71.2 milionë paundë.

Sipas La Stampa, rivali i Lazios dhe i Milanit, Juventusi mbetet gjithashtu i interesuar për yllin serb, por nuk ka ofruar aq shumë sa Milani.





Lajmet e fundit nga