E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar edhe një herë idenë për korrigjimin e kufijve, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.
Ai në një intervistë për KosovaPress, insiston se Kosova duhet të adresojë kërkesën e Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë, raporton tvklan.
Presidenti Thaçi pranon se ka dallime ndërmjet liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës sa i takon dialogut, por thotë se statusi i fundit në facebook nuk i është drejtuar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Në javët e fundit keni përdorur termin ?korrigjim i kufijve?. Kjo nga përfaqësues institucionalë dhe politikë është përkthyer si shkëmbim i territoreve, meqë Serbia tradicionalisht kërkon territor nga Kosova. A mund të na tregoni saktë çfarë mendoni me korrigjim të kufijve?
Thaçi: Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë shtete në botë e kanë përdorur si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet, për të krijuar paqe afatgjate. Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit. Po e them edhe ndryshe, korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Tash të njëjtit njerëz kërkojnë që t?i mbyllim sytë përballë kërkesës legjitime të tyre për t?ju bashkangjitur Kosovës. Prandaj, kërkesa e jonë është që Kosovës t?i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t?ju garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova iu garantohen serbëve në Kosovë.
Për të qenë më i qartë. Ju mendoni se Kosova nuk e jep veriun në shkëmbim të Preshevës?
Thaçi: Kosova nuk ka hyrë në këtë dialog për të humbur, as për të dhënë. Kosova ka hyrë në këtë dialog për të arritur marrëveshje paqësore në përputhje me interesat shtetërore. Kosova përballë Serbisë gjithmonë ka dalë fituese, sepse kemi qenë të bashkuar në të drejtën tonë për liri, pavarësi dhe kemi pasuar në vazhdimësi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, i gjithë spektri politik, shoqëria civile, duhet të jemi të bashkuar për t?ia sjellë Kosovës fitoren e radhës, atë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.
President, kundër korrigjimit të kufijve kanë dalë partnerët qeverisës dhe krejt opozita. Madje edhe miq të Kosovës. A dini diçka që të tjerët nuk dinë? A e keni mbështetjen amerikane për idenë e korrigjimit të kufijve?
Thaçi: Këtu ka një keqkuptim të madh të cilin duhet sqaruar. Unë kam propozuar korrigjimin e kufijve si opsion të mundshëm për arritjen e marrëveshjes paqësore përfundimtare. Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve janë opsione të papranueshme edhe për mua. Në dy dekadat e fundit, në të gjitha proceset politike Kosova ka dal fitimtare pikërisht se ka besuar në SHBA-në, edhe atëherë kur disa kanë pasur dyshime apo kanë qenë skeptik. Gjithmonë kemi qenë bashkë me Amerikën. Edhe në fazën e fundit të dialogut jemi bashkë. Ne nuk do të befasojmë partnerin tonë strategjik, i cili është meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. SHBA dhe BE janë fuqishëm në mbështetje të arritjes së marrëveshjes dhe janë të koordinuara në mes vete.
Ndërkohë, për qëndrimin tuaj jeni kritikuar ashpër nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Menjëherë iu keni përgjigjur me kundërakuza të rënda. Pse reaguat ndaj tij?
Thaçi: Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës. Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste. Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë. Mirëpo sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t?i bashkohen Kosovës.
Kohë largimesh në Madrid. Mbretërit nuk po përballen vetëm m...
Një adoleshent është arrestuar nga policia e Vlorës pasi lëv...
Gjendja e plazhit të vjetër në Vlorë në pikun e verës dhe gj...
Real Madrid mposhti Juventusin 3:1 në një miqësore luksi në ...
Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati i mbylljes së merkatos...
Gjendja në institucionet arsimore në Shqipëri sipas Partisë ...
Turqia po merr në kontroll sistemin arsimor në Shqipëri.Pres...
Kanë dalë në dritë detajet e para të rrëzimit të helikopteri...
Pas debateve të fundit për shkëmbimin e territoreve të Kosov...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklarat...
Trupat e tre gazetarëve të vdekur kanë mbërritur në Moskë. G...
Një helikopter është rrëzuar paraditen e sotme në Korçë, pra...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Një qen gjashtëvjeçar, i cili ka një sens nuhatje mbi mesata...
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në P...
Dy drejtues të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur ja...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Itali, ku për paso...
Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy të rinj nën akuzën e...
Një tjetër person ka humbur jetën, duke u bërë viktima e 7 e...
“I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...