web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bomba" e merkatos\ Shkëmbim i çmendur mes Chelseas dhe Manchester United

5 Gusht 2018, 10:25, Aktualitet CNA

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati i mbylljes së merkatos në Premier League, pritet të ndodh shkëmbimi më i bujshëm i verës.

Jose Mourinho gjithnjë e ka shprehur admirimin për ish-yllin e tij, kur drejtonte blutë e Londrës, brazilianin Willian.

Ky i fundit është përfolur për një transferim të mundshëm në Camp Nou, por kjo hipotezë ra poshtë me zyrtarizimin e Vidal.

Nga ana tjetër sulmuesi francez i United , Anthony Martial me ardhjen e Mourinhos nuk po kalon momente të mira.

Martial është kritikuar disa herë nga trajneri i tij, gjatë konferencave për shtyp. Për shkak se portugezi është i pakënaqur me sjelljet e francezit, ai dëshiron ta këmbejë atë për Willianin.

Vlera e secilit prej tyre është mbi 70 milionë paundë, nëse ndodh shkëmbimi mes tyre do të jetë padyshim surpriza më e madhe e merkatos në Angli. /CNA.al





Lajmet e fundit nga