“Ups… të preva veshin”, videoja që po pushton rrjetin
Një berber në Florida është bërë VIP përmes internetit, pasi...
Numri 13, macet e zeza, thyerja e pasqyrave, apo ecja nën shkallë, të gjitha mund të jenë gjërat që ju i shmangni vazhdimisht në mënyrë të qëllimtë. Gati 25 për qind e njerëzve në SHBA, e konsiderojnë veten supersticiozë.
Edhe nëse ju nuk e konsideroni veten të tillë, ndoshta ju ndodh jo rrallë të thoni ?shëndet? kur dikush teshtin, në mënyre që djalli të mos ia rrëmbejë shpirtin ? siç e mendonim paraardhësit tanë të mundshëm gjatë teshtimës së dikujt.
Supersticioni, shpjegon gjithashtu se përse shumë ndërtesa nuk kanë një kat të 13-të ? duke preferuar të etiketojnë atë 14, 14A 12B ose M (shkronja 13 e alfabetit) në panelet e butonave të ashensorit, për shkak të shqetësimeve nga ana e klientëve supersticiozë.
Në fakt, 13 për qind e njerëzve në një studim, treguan se qëndrimi në katin e 13-të të një hoteli, do të përbënte një shqetësim serioz për ta ? dhe 9 për qind e tyre u shprehën se do të kërkonin një dhomë tjetër. Për më tepër, disa kompani ajrore si Air France dhe Lufthansa, nuk kanë një rresht të 13-të. Lufthansa gjithashtu nuk ka as rreshtin e 17-të ? sepse në disa vende ? si Italia dhe Brazili ? numri tipik i pafat është 17 dhe jo 13.
Po çfarë është supersticioni?
Edhe pse nuk ka një përkufizim të vetëm të besëtytnisë, në përgjithësi ai nënkupton një besim tek forcat mbinatyrore ? si fati ? dëshira për të ndikuar tek faktorët e paparashikueshëm, dhe nevojën për të zgjidhur problemin e pasigurisë. Në këtë mënyrë, besimet dhe përvojat individuale nxisin besëtytnitë, gjë që shpjegon se përse ata përgjithësisht janë të paarsyeshëm, dhe shpesh nuk e përfillin informacionin e tanishëm shkencore.
Psikologët, të cilët kanë investiguar se çfarë roli luajnë besëtytnitë, kanë gjetur se ato rrjedhin nga supozimi se ekziston një lidhje midis ngjarjeve të bashkë-ndodhura, edhe pse në pamje ta parë pa ndonjë lidhje mes tyre. Për shembull, koncepti se një medaljon promovon fat të mirë, ose ju mbron nga fat i keq.
Për shumë njerëz, angazhimi në sjellje supersticioze, siguron një ndjenjë kontrolli dhe redukton ankthin ? kjo është arsyeja pse nivelet e supersticionit rriten tek një person në momente stresi dhe zemërimi. Kjo ndodh sidomos gjatë kohës të krizave ekonomike dhe pasigurisë sociale ? sidomos luftërave dhe konflikteve. Në fakt, studiuesit kanë vërejtur se si në Gjermani midis viteve 1918- 1940 ndenja e kërcënimit nga kriza ekonomike, lidhej drejtpërdrejti me nivelin e e supersticionit.
Prekni drurin
Besimet e supersticiozëve, kanë treguar se ato ndihmojnë në promovimin e një qëndrimi pozitiv mendor. Megjithëse mund të çojnë në vendime të paarsyeshme, si për shembull tek besimi në meritat e fatit të mirë, sesa tek një vendimmarrje e shëndoshë.
Mbajtja e medaljoneve, veshja e disa rrobave të caktuara, vizitimi i vendeve të lidhura me fatin e mirë, preferimi i ngjyrave të veçanta dhe përdorimi i numrave të veçantë, janë të gjitha elementë të besëtytnisë. Edhe nëse këto sjellje dhe veprime, mund të duken të parëndësishme, për disa njerëz, ato shpesh mund të ndikojnë në zgjedhjet e bëra në botën reale.
Supersticionet, mund të krijojnë gjithashtu konceptin se objektet dhe vendet janë të mallkuara. Një ilustrim tradicional është ?Mallkimi i Faraonëve?, që thuhet se bie mbi cilindo person që shqetëson mumjen e një egjiptiani të lashtë ? veçanërisht një faraoni.
Edhe vetë numrat, mund të shoqërohen shpesh me mallkime. Për shembull, numri 666 lidhet shpesh me historitë e fatkeqësisë të ndryshme. Rasti më i famshme është i targës ?ARK 666Y?, që mendohet të ketë shkaktuar zjarre misterioze në shumë automjeteve, dhe ?ndjesi të këqija? për pasagjerët.
Paragjykimet sportive
Supersticioni, është shumë i përhapur edhe brenda sportit ? sidomos në situata tejet konkurruese. Katër nga pesë atletë profesionistë, raportojnë se angazhohen me të paktën një sjellje supersticioze para garës së tyre. Brenda sportit, besëtytnitë kanë treguar se ulin tensionin, dhe sigurojnë një ndjenjë kontrolli mbi faktorët e paparashikueshëm.
Praktikat e supersticioneve, kanë tendencë të ndryshojnë në të gjithë sportet, por ka edhe ngjashmëri. Për shembull, në futboll, gjimnastikë dhe atletikë, sportistët kanë raportuar se janë lutur për të pasur sukses, duke kontrolluar pamjen në pasqyrë, dhe duke u veshur mirë për t?u ndjerë më të mirë-përgatitur.
Lojtarët dhe atletët gjithashtu, angazhohen me veprime dhe sjellje të personalizuara ? të tilla si veshja me rrobave të tyre me fat, apo medaljonëve fatsjellës. Sportistët e famshëm, shfaqin sjellje të tilla besëtyte. Veçanërisht, legjenda e basketbollit Majkëll Xhordan, i fshihte pantallonat e tij të fatit nën çantën e ekipit të Chicago Bulls.
Ngjashëm, legjenda e tenisit Bjorn Bork, thuhet se veshte një bluzë nga e njëjta markë kur përgatitej për turneun e Uimbëlldonit. Rafael Nadal, ka një grup ritualesh që ai kryen sa herë që luan. Këto përfshijnë mënyrën në të cilën ai vendos shishet e tij të ujit, dhe kryerjen e dusheve me ujë të ftohtë. Nadal beson se këto ritual, e ndihmojnë atë të gjejë përqendrimin dhe të luajë më mirë.
Ecja nën shkallë
Të gjitha këto tregojnë se supersticionet, mund të garantojnë siguri dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit në disa njerëz. Por, ndonëse kjo mund të jetë e vërtetë, studimet kanë treguar se veprimet që lidhen me supersticionet, mund të bëhen gjithashtu vetë-përforcuese ? në atë që sjellja zhvillohet në një zakon, dhe dështimi për të kryer atë ritual, mund të sjellë ankth.
Dhe kjo pasi rezultati aktual i një ngjarjeje apo situate, është ende i varur nga faktorët e njohur ? në vend të forcave mbinatyrore të panjohura.
Një koncept që është në përputhje me citatin e përmendur shpesh ?sa më shumë që praktikoheni, sa më me fat do të jeni?. Kësisoj, herën tjetër që thyeni aksidentalisht një pasqyrë, shihni një mace të zezë apo ndeshni numrin 13, mos u shqetësoni shumë për ?fatin e keq?, pasi ka më shumë gjasa te jetë thjesht një trillim i mendjes.
Një berber në Florida është bërë VIP përmes internetit, pasi...
Presidenti Donald Trump ka rinovuar fushatën e tij kundër me...
KPK vendosi ditën e sotme konfirmimin në detyrë të gjyqtarit...
Drini Zeqo është një ndër gazetarët shqiptar më të dashur pa...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar nj...
Mbi Komisionin e Vettingut janë hedhur dyshime për afera kor...
Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerë...
Policia e Librazhdit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin He...
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shp...
Bukuroshja bjonde Xheni Brahaj është bërë e njohur për publi...
KPK ka mbajtur diten e sotme seancën dëgjimore të Arben Doll...
Sportelet e filialit të Postës Shqiptare në Elbasan, kanë r...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 64 vjeçar, pasi isht...
Dy ditë më parë, CNA.al raportoi se rruga pas stadiumit “Qem...
Mëngjesin e sotëm humbi jetën një shtetas, teksa udhëtonte m...
Evropa është përfshirë nga një valë të nxehti së fundmi dhe ...
Roma po mbyll transferimin e Stiven Nzonzi nga Sevilla. Kamp...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin ...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë ...
Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i ase...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...