Mediat ndërkombëtare paralajmërojnë/ Pas goditjes së Llallës, priten arrestime “VIP”
Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i ase...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë me qëndrime të ndryshme sa i takon çështjes së ligjit të teatrit.
Shtatori pritet që të rikthejë edhe njëherë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës pasi socialistët pas dekretit të presidentit Meta për të rikthyer edhe njëherë në Kuvend ligjin e teatrit, pritet ta rivotojnë sërisht atë.
Por kjo tentativë e socialistëve për të kaluar në votim sërisht ligjin për ristrukturimin e teatrit, ka bërë që LSI dhe PD të mbajnë qëndrime të ndryshme mbi aksionin politik që do të ndërmarrin gjatë shtatorit. Prej disa ditësh kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka bërë të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndërmarrë një aksion të fortë kundër qeverisë duke paralajmëruar edhe trazira, shkruan gazeta Sot.
Mesazh që e përsëriti edhe dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Vasili tha se LSI nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa pasi çështja e teatrit është më e gjerë sesa mendohet.
?Ne nuk do të bëjmë asnjë centimetër mbrapa, jo më metër në lidhje me këtë çështje. Siç edhe nuk kemi bërë deri më tani. Ne kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, jo bojkot, sepse nuk e kemi parë të udhëz që të bojkotojmë. Dhe kjo marrëdhënie e kushtëzuar, që sigurisht për një çështje parimore që nuk është teatri, është një simbolikë sepse argumentimi i presidentit na bëri të kuptojmë se çështja është shumë më e gjerë sesa kaq. Dhe sigurisht kjo gjë vlen për të pasur një qëndresë shumë më të fortë sesa kaq, në të mirë, në radhë të parë, të kushtetutshmërisë të këtij vendi por edhe të shtetit ligjor?, tha ai.
Por në ndryshim nga LSI, e cila e ka paracaktuar aksionin politik, PD akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar se çfarë aksioni politik do të ndërmarrë kundër qeverisë për çështjen e teatrit.
Gazeta kontaktoi dje disa deputetë të Partisë Demokratike dhe ata pohuan se akoma nuk kanë një qëndrim mbi çështjen e teatrit. Por ndonëse deputetët nuk ishin të qartë mbi mënyrën që Partia Demokratike do të ndërmarrë ndaj qeverisë, gazeta mësoi se Basha në ndryshim nga Kryemadhi, ka vendosur që të qëndrojë në krah të artistëve dhe qytetarëve duke mbështetur veprimet e tyre.
Detaj që u pohua pak edhe nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili gjatë një reagimi për gazetën, u shpreh se PD do të vazhdojë të jetë në mbështetje të artistëve. Sipas Boçit Partia Demokratike do të vijojë të jetë në mbrojtje të vlerave historike dhe trashëgimisë kulturore.
Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i ase...
Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, po të vlerësohej, sot ...
Zyrtarët e Agjencisë Doganore ne Bari, në bashkëpunim me Gua...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka hapur rrugë ngritjes...
Kryeministri Edi Ramam ashtu si çdo mëngjes edhe sot ka viju...
Këto janë disa nga titujt kryesorë të gazetave për ditën e s...
Dashi Stresi mund t’u shkaktojë disa probleme të vogla shënd...
BE dhe SHBA sapo ishin afruar në tregti dhe në dogana, kur t...
Do ishte shqetësuese nga të dy vendet tona të arrinim të kis...
E njohur si “Hajat” nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë” dh...
Një nga murgjit me pozitë më të lartë në Kinë, është akuzuar...
Të afërmit e Viktorjan Picakut, të riut 24-vjeçar që u ekzek...
Kompania më e madhe e shitjeve online, Amazon, është gjobitu...
Trupi i një fëmije të pajetë u gjet brenda një qeseje plasti...
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak momente më parë në Durrës, ku...
Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale shkrua...
Vlera e gjigandit teknologjik Apple në treg, ka shkuar në 1 ...
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sh...
Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur në rrug...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...