Investimet e huaja/ Komisioni Europian rrezikun që i kanoset Shqipërisë
Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet ...
Deri dy vite më parë, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi kryesonin në rajon për nivelin e lartë të borxhit publik, që e kalonte nivelin e 70% të asaj që prodhon ekonomia në një vit (prodhimi i brendshëm bruto-PBB). Ky nivel konsiderohet i paqëndrueshëm për vendet në zhvillim dhe me konkurrueshmëri të ulët, pasi aftësia paguese e borxhit mbetet e ulët. Për këtë arsye institucionet ndërkombëtare ndërkombëtare rekomandojnë që për vendet në zhvillim borxhi të mbahet në nivelet e 40-50% të PBB-së.
Edhe vetë Shqipëria e ndërmori një sfidë të tillë, teksa në projektbuxhetin afatmesëm të vitit 2015 parashikonte me ambicie që në 2018-n, borxhi publik të ulej në 61.9% të PBB-së.
Por, 2017-a u mbyll me një tregues prej 70.1% të PBB-së, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti kishte zbritur në 69%, që sipas të dhënave të Komisionit Europian për vendet kandidate është më i larti në rajon. Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë arritur ta ulin ndjeshëm këtë tregues në të njëjtën periudhë, duke e zbritur atë në 59% të PBB-së në tremujorin e parë, pra 10 pikë përqindje më pak sesa tek ne.
Nga fqinjët, Serbia, brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. Ministria e Financave e Serbisë ka argumentuar se raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra me afërsisht 10 pikë përqindje të PBB-së në vitin 2017. Më shumë se gjysma e kësaj rënieje ishte për shkak të vlerësimit të dinarit kundrejt euros dhe dollarit amerikan. Ndërsa performanca e fortë fiskale, e cila e çoi suficitin primar në gati 4% e PBB-së, ishte faktori i dytë i rëndësishëm për reduktimin e fortë të borxhit vitin e kaluar. Gjithashtu qeveria e Serbisë ka argumentuar se efektet e reduktimit të borxhit erdhën nga rritja ekonomike (3.5% më 2017) e ndihmuar nga inflacioni i ulët. Interesat e ulëta të borxhit dhe gjithashtu balanca primare pritet ta ulë borxhin e Serbisë edhe në dy vitet në vijim duke e çuar atë në fund të vitit 2019 në 55% të PBB-së.-raporton Monitor.
Pse nuk u ul borxhi në Shqipëri dhe pritshmëritë jo pozitive të FMN
Në vitin 2015, Ministria e Financave parashikonte që në 2017-n borxhi të zbriste në 65.6% të PBB-së, kurse ekonomia të rritej me 4.5% në të njëjtin vit. Financat parashikonin se një rritje reale mbi 4% ishte e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë. Por, faktikisht ekonomia u zgjerua zyrtarisht me 3.8%, sipas INSTAT, ndërsa borxhi publik qëndroi në rreth 70% të PBB-së. Sidomos në 2018-n, performanca buxhetore nuk ka qenë shumë ë e ulët sesa pritshmeritë, me një rritje minimale prej 2.2% për 6 mujorin.
Nga ana tjetër, qeveria ka ndërmarrë një valë angazhimet për projektet e partneritetit publik privat (PPP), të cilat pritet të rrisin më tej borxhin publik. Qeveria ka angazhuar deri më tani katër projekte nga paketa ?1 miliard? në formën e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat me vlerë 86 miliardë lekë, nga 148 miliardë lekë që pritet të angazhohen në total këtë vit. Së bashku me koncesionet PPP të dhëna deri në dhjetor 2017, vlera totale e koncesioneve me PPP arrin në 259 miliardë lekë, ose 17% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
FMN ka kërkuar vazhdimisht që PPP-të të regjistrohen si borxh publik (qeveria llogarit vetëm shpenzimet korente të vitit actual) në mënyrë që ato të mos përbëjnë borxh të fshehur. FMN ka shprehur vazhdimisht shqetësimet lidhur me aftësinë e qeverisë për të vazhduar me konsolidimin fiskal dhe uljen e borxhit publik, teksa ka plane për investime të mëdha në formën e partneritetit publik-privat (PPP).
Si rrjedhojë, në prill të këtij viti, FMN ndryshoi pritshmëritë me rritje për ecurinë e këtij treguesi në raport me tetorin e vitit të kaluar, sipas statistikave të saj zyrtare. Për vitin 2018, FMN pret që borxhi të jetë 71.3% e PBB-së, më i lartë sesa pritshmëritë e fundit të qeverisë prej 68.7% e PBB-së në kuadrin e fundit buxhetor afatmesëm. Projeksioni i FMN është rritur dukshëm edhe për vitin 2019 (shih grafiket e parashikimit të FMN dhe ndryshimit të projeksionit në prpjekbuxhetet e qeverisë). FMM pret që borxhi të jetë 68.5% e PBB-së në 2019-n, përkundrejt projeksionit të qeverisë prej 66.4%.
Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet ...
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit nuk do i kushtojn...
Humoristi i njohur, Julian Deda, është një nga njerëzit e bo...
Një javë më parë Kate Middleton dhe Meghan Markle bënë dalje...
Një nënë ka lindur bebin krejtësisht e vetme në oborrin e sh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Një 70 vjeçar është mbytur në det në tentativë për të shpët...
Pavarësisht se të dyja kapet politike nuk kanë zyrtarizuar e...
Një i ri ka ndërruar jetë pasi rrezikoi të mbytej sot në pla...
Në vijim të aksionit kundër informalitetit në vijën bregdeta...
Termin SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) me sigur...
Shpërthimi i një bombe në kryeqytetin e Afganiastanit, Kabul...
Pas deklaratave të ministrit Bushati për bisedimet me Greqin...
President i Iranit, Hassan Rouhanni, ka lëshuar një mesazh t...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Dy viktima janë shënuar ditën e sotme në Shqipëri, të cilët ...
Kroacia bëri një performancë të shkëlqyer në kampianotin Bot...
Motra e vogël e këngëtares Enca, Uindi Haxhia e cila është b...
Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për “...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka reaguar pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...