Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme. Raporti i Komisionit Europian i publikuar këtë korrik ka marrë në analizë Programet e Reformave Ekonomike të disa vendeve në Ballkan, përfshirë Shqipërinë duke evidentuar për secilin situatën, risqet dhe duke bërë edhe disa rekomandime. Mes gjithë temave të prekura bie në sy edhe ajo për Investimet e Huaja Direkte që sipas Komisionit qeveria i pret në rritje vit pas viti por nuk parashton në raport ndonjë diskutim sesi do të arrihet kjo.
?Të hyrat e Investimeve të Huaja Direkte pritet që të financojnë plotësisht deficitin e llogarisë korrente. Përgjatë 10 viteve të fundit investimet e huaja direkte kanë financuar 76 për qind të deficitit të llogarisë korrente. Në 12 muaj deri në shtator 2017 IHD-të neto tejkaluan deficitin me 41 për qind ndërkohë që ndërtimi i dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë shënoi kulmin. Në Programin e Reformave Ekonomike parashikohet që Investimet e Huaja Direkte do të mbeten të forta dhe do të tejkalojnë deficitin e llogarisë korrente me rreth 20 për qind në çdo vit të programit.
Ky Program i Reformave Ekonomike njeh faktin që të ardhurat nga Investimet e Huaja Direkte që lidhen me dy projekte gati në përfundim do të zvogëlohen por duket se pret pa ndonjë diskutim që kjo do të kompensohet nga projekte të reja të Investimeve të Huaja Direkte. Gjithsesi suksesi i Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja në vitet e fundit ka qenë gjerësisht i përqendruar në industri me bazë tek burimet natyrore dhe të patregtueshme? thuhet në raport.
Lidhur me këtë aspekt Komsioni vlerëson se këto lloj investimesh mbarin me vete riskun që të shterrin ndëkrohë që propozon që Shipëria të fokusohet tek investime që paraqesin vlerë të shtuar dhe e përfshijnë atë në zinxhirin global të furnizimit.
?Ekziston një risk që mundësitë e investimeve të reja në këto industri do të shterrin dhe se investimet në sektorë të tjerë si turizmi do të jenë në një shkallë më të vogël. Tërheqja e investimeve të Huaja Direkte me aktivitete të vlerës së shtuar do ta integronte më mirë ekonominë në zinxhirët e furnzimit do të rriste produktivitetin dhe do të krijonte më shumë vende pune dhe më të mira në gjithë ekonominë. Kjo gjithsesi do të kërkonte reforma strukturore me bazë të gjerë në mënyrë që të sillej përmirësim thelbësor në mjedisin e investimeve? vlerëson Komsioni Europian.
Një tjetër element që i kushtohet rëndësi është pjesa e borxhit të jashtëm. Ai cilësohet i konsiderueshëm por në përbërje sipas Komisionit të paktën deri tani ai nuk paraqet ndonjë shqetësim urgjent.
?Borxhi i jashtëm bruto qëndroi në 68.4 për qind të GDP-së në fund të shtatorit 2017 poshtë 73.5 për qind në fund të 2016. Rreth 80 për qind e borxhit të jashtëm është afatgjatë. Më shumë se gjysma e borxhit afatgjatë zotërohet nga qeveria dhe pjesa tjetër konsistion në huadhënie mes kompanive, investitorëve direktë dhe flialet. Edhe pse i konsiderueshëm, përbërja e borxhit të jashtëm nuk jep shqetësime për momentin. Rezerva e huaj e këmbimit ishte 3 miliardë euro 25.7 për qind e GDP në fund të 2017 dhe pritet të rritet me të paktën 10 për qind në tre vitet e ardhshme. Akualisht rezervat mbulojnë rreth 6.5 muaj vlerë importesh në të mira dhe shërbime duke mundësuar një siguri të përshtatshme kundrejt ndonjë shoku të pafavorshëm? nënvizon raporti./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit nuk do i kushtojn...
Humoristi i njohur, Julian Deda, është një nga njerëzit e bo...
Një javë më parë Kate Middleton dhe Meghan Markle bënë dalje...
Një nënë ka lindur bebin krejtësisht e vetme në oborrin e sh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Një 70 vjeçar është mbytur në det në tentativë për të shpët...
Pavarësisht se të dyja kapet politike nuk kanë zyrtarizuar e...
Një i ri ka ndërruar jetë pasi rrezikoi të mbytej sot në pla...
Në vijim të aksionit kundër informalitetit në vijën bregdeta...
Termin SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme) me sigur...
Shpërthimi i një bombe në kryeqytetin e Afganiastanit, Kabul...
Pas deklaratave të ministrit Bushati për bisedimet me Greqin...
President i Iranit, Hassan Rouhanni, ka lëshuar një mesazh t...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Dy viktima janë shënuar ditën e sotme në Shqipëri, të cilët ...
Kroacia bëri një performancë të shkëlqyer në kampianotin Bot...
Motra e vogël e këngëtares Enca, Uindi Haxhia e cila është b...
Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për “...
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka reaguar pa...
Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...