web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI "sulmon" Vettingun/ Rama zbulon prapaskenat politike

23 Korrik 2018, 08:23, Aktualitet CNA

Nënkryetari i LSI, Luan Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, ka drejtuar kritika të forta në drejtim të procesit të Vettingut, duke e cilësuar si n jë process me standard të dyfishta.

Luan Rama tha se situatën në drejtësi e bën edhe më të rëndë, fakti se sipas tij ?Situatën më të rëndë e bën fakti që në organet e Vettinugut ka elementë me mangësi intelektuale dhe në integritetin e tyre?.

Gjithashtu, Rama theksoi se edhe në disa raste konkrete, KPK ka pasur  vendime me standarde të dyfishta dhe selektive.

Nga ana tjetër ai hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë, ndërsa u shpreh se kolapsi në sistemin e drejtësisë është i qëllimshëm.

?Mungesa e përgjegjësisë dhe refletkimit nga ana e mazhorancës është dëshmi e aventurizmit me të cilin votuat Reformën në Drejtësi,është dëshmi skemës së organizuar me qëllim për ta përdorur për interesa politike klienteliste?-tha ndër të tjera Luan Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga