Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Rreth një vit më parë, Gjykata e Lartë dha vendimin për një prej skandaleve më të mëdha që përfshiu vetë institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. Majlinda Andrea, anëtare e Gjykatës së Lartë, u dënua nga kolegët e saj për ?korrupsion pasiv?, pasi u kishte marrë 50 mijë euro disa personave, në këmbim të një vendimi në favor të tyre, gjatë një procesi civil për çështje pronësie.
Dënimi i Majlinda Andreas përbënte rastin e parë në historinë e Shqipërisë të dënimit të një gjyqtareje të lartë. Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi një hetim 3-mujor, në të cilin arriti të provonte se gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj ishin përfshirë në një veprim korruptiv me shuma të konsiderueshme parash, shkruan Boldnews.al.
Gjithsesi, pasi u zbardh vendimi i Gjykatës së Lartë për dënimin e Majlinda Andreas dhe persona të tjerë të përfshirë, ajo që u kuptua ishte dyshimi që Prokuroria nuk ka kryer veprime të plota. Rezulton që prokurorët nuk kanë shtrirë hetimet edhe tek anëtarët e tjerë të trupës gjykuese, të cilët, së bashku me Andrean, kanë dhënë vendimin në favor të personave që ofronin paratë.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë tregohet se Majlinda Andrea ishte anëtarja më e thjeshtë e trupës gjyqësore, e cila kishte si kryesues Artan Brocin dhe relator Admir Thanzën. Për gjyqtarët Broci e Thanza, prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetimor, pavarësisht se pesha e tyre specifike ishte shumë më e madhe se sa ajo e anëtares Majlinda Andrea.
Për më tepër, duke ndjekur dinamikën e zhvillimeve në atë rast, krijohen dyshime të forta se Prokuroria për Krime të Rënda, me dashje ka shmangur nga hetimi gjyqtarët Artan Broci dhe Admir Thanza.
Në të gjithë dosjen gjyqësore, nuk rezulton që prokuroria të ketë kryer asnjë veprim hetimor, sidomos për kryetarin e trupës gjykuese, Artan Broci, edhe pse kishte krijuar dyshimet disa muaj para vendimmarrjes se shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino po angazhoheshin që të gjenin zgjidhje në favor të tyre, në procesin në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin në maj 2016, në bazë të një informacioni që siguroi një oficer i Policisë Gjyqësore të atij institucioni, sipas të cilit personat e interesuar po synonin të korruptonin anëtarët e Gjykatës së Lartë. Pasi u kryen veprimet e para proceduriale, prokurorët vendosën të regjistronin procedimin penal, por ende nuk kishin identifikuar se cilin apo cilët gjyqtarë po synonin të korruptoheshin.
Rreth dy javë pas nisjes së hetimit, prokurorët nisin të marrin rezultatet e para nga përgjimet. Panorama dukej e qartë- vendimi do të ishte në favor të personave të interesuar, kundrejt pagesës prej 50 mijë euro, pavarësisht se çështja nuk kishte nisur ende të shqyrtohej.
Në bazë të përgjimeve, prokurorët mësuan lidhjet ndërmjet Ilia Çabirit, Eleni Linos e Petraq Dashit me Odhise Andran, bashkëshortin e Majlinda Andreas, një prej anëtareve të treshes gjykuese. Pasi siguruan këto lidhje, prokurorët ndoqën këtë linjë, por ata, mesa duket, me dashje, nuk u zgjeruan edhe tek anëtarët e tjerë.
Trupa gjykuese përbëhej nga tre anëtarë dhe, nëse personat e interesuar do të siguronin vetëm votën e një prej tyre, Majlinda Andreas, logjikisht nuk do të duhet të arrinin të krijonin sigurinë që vendimi do të ishte në favor të tyre. Ishin edhe dy anëtarë të tjerë, të cilët, nëse do të votonin kundër, personat e interesuar do të humbisnin çështjen.
Por, në bazë të përgjimeve, rezulton se Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi kishin siguri të plotë se vendimi i Gjykatës së Lartë do të ishte në favor të tyre. Pra, prokurorët, me shumë mundësi, do e kenë nuhatur se, së paku një prej dy anëtarëve të tjerë, Broci e Thanza, ose edhe të dy bashkë, do të ishin në krah të Majlinda Andreas. Por, siç rezulton nga dosja gjyqësore, nuk rezulton asnjë hetim ndaj Artan Brocit dhe Admir Thanzës.
Në datë 12 korrik 2016, ashtu siç rezultonte nga përgjimet që kishte në dispozicion Prokuroria për Krime të Rënda, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e përbërë nga kryetar Artan Broci, relator Admir Thanza dhe anëtare Majlinda Andrea vendosi në favor të personave që kishin paguar 50 mijë euro.
Në procesin gjyqësor, në përfundim të të cilit Majlinda Andrea e të tjerë u dënuan për korrupsion, kolegët e saj që dhanë të njëjtin vendim, Artan Broci dhe Admir Thanza ishin thjeshtë në cilësinë e dëshmitarit. Ata deklaruan, ashtu siç pritej, se nuk kishin asnjë dijeni që gjyqtarja Majlinda Andrea ishte përfshirë në veprime korruptive.
Greqia njihet për plazhet e bukura dhe kuzhinën e shijshme q...
Pas deklaratave të deputetit socialist Ulsi Manja, i cili ho...
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë , një ish-Prokuro...
Pas përfundimit të seancës së fundit të Kuvendit për këtë se...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, pë...
Partia Demokratike ka reguar në lidhje me vendimet e Komisio...
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar s...
“Me urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëherëshm...
Një shi i rrëmbyer solli përmbytje në qytetin e Shkodrës. Si...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kuvendi është mbledhur sot në një seancë plenare, e fundit p...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disipl...
Prokuroria ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ish-kryeprok...
Ka kaluar më shumë se një vit nga marrëveshja e 18 majit, me...
Situatë e rëndë kriminale në Elbasan. Një mesazh i tillë ka ...
Opozita pa pjesëmarrjen e LSI ka hartuar një paketë me 7 pik...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Në përfundim të mbledhjes së PD me aleatët në selinë blu, li...
Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...