“Peshku i madh’ i Prokurorisë në kërkim/ Llalla me pasuri të sekuestruara, në arrati
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar s...
Partia Demokratike ka reguar në lidhje me vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Konkretisht ka kontestuar rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili sot ka dalë para KPK ?së.
Sipas deputetit demokrat, Gent Strazimiri, KPK por vepron me dy standarte, duke mbrojtur Ardian Dvoranin, simbolin e shërbëtorit të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.
?Ardian Dvorani duhet të shkarkohej sot, sepse është i vetmi gjyqtar në Republikë që nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, i përfunduar 4 vjet më parë. Vettingu po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit provoi sërish sot se po zbaton standarde të dyfishta për gjyqtarët dhe prokurorët që i shërbëjnë Edi Ramës?, ka thënë Strazimiri.
Deklarata e plotë e Strazimirit:
Ardian Dvorani, gjykatësi i lartë, që njihet publikisht si ?çanta e shpinës e Fatmir Xhafës?, është simboli i shërbëtorit politik të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.
Ai u mor sot në mbrojtje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht se anëtari I Gjykatës së Lartë, sipas Inspektoriatit të Pasurive, nuk justifikonte 99 milionë lekë.
Në një rast të paprecedentë, KPK përmbysi raportin e Inspektoriatit me justifikimin se Dvorani ka harruar të dorëzojë një fletë nga deklarimi i pasurisë.
Sjellja me dy standarde e organeve të vettingut ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur tek Ardian Dvorani asnjë problem me integritetin e tij profesional. Por, nëse do të ishte vërtet i pavarur, vettingu duhet ta shkarkonte që sot Ardian Dvoranin, sepse është i vetmi gjyqtar i Republikës së Shqipërisë që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë ka përfunduar 4 vjet më parë dhe Gjykata Kushtetuese me një vendim të posaçëm urdhëroi mbarimin e mandatit të tij.
Një vendim ky që sot e kësaj dite nuk është zbatuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, të cilin Edi Rama po e përgatit ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese, njësoj si Fehmi Abdiun në 98-ën.
Po përse gjithë kjo sakrifikë për Ardian Dvoranin, aq sa të bëhet kurban haptazi besueshmëria, edhe pa këtë fakt e dyshimtë, e organeve të vettingut?!
Ardian Dvorani, është prokuror i diktaturës së Partisë së Punës, sot Partia Socialiste, ose ndryshe Rilindja, ç?ka tregon më së miri integritetin e tij profesional. Dvorani ka qenë Prokuror në Shkodër në periudhën më të egër e gjakatare të vrasjeve në kufi.
Në CV e tij, mund të dallohet qartë ?karriera profesionale?, që njeh vetëm ngritje nga viti 1998, kur nis të punojë për qeverinë e Partisë Socialiste, deri në vitin 2005, kur Partia Socialiste e votoi si anëtar të Gjykatës së Lartë.
Ardian Dvorani është në fakt ?komisari politik? i ?Partisë? në Gjykatën e Lartë. Është ideatori dhe argumentuesi i çdo vendimi të marrë kundër opozitës gjatë sundimit të ?Partisë?, duke nisur nga konsiderimi si ?shpifje? I faktit që Saimir Tahiri e Edi Rama së bashku me Habilajt dhe Balilajt drejtojnë trafikun e drogës, e deri tek moskonsiderimi ?vepër penale? të goditjes së opozitës në parlament për shkak të denoncimit të Saimir Tahirit dhe kriminelëve ligjvënës.
Ardian Dvorani do ta kalojë ?Edvingun?, megjithëse nuk justifikon pasurinë, megjithëse është autori dhe ideatori i vendimeve më skandaloze të 28 viteve të fundit, sepse narkoqeveria ka nevojë për elementë si ai, dhe kjo është dëshmia më e qartë dhe elokuente që procesin që do të duhej të ishte ?Vetting?, Edi Rama e ka shndërruar në ?Edving?./CNA.al
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar s...
“Me urdhrin për masat paraprake të mbrojtjes së menjëherëshm...
Një shi i rrëmbyer solli përmbytje në qytetin e Shkodrës. Si...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Kuvendi është mbledhur sot në një seancë plenare, e fundit p...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disipl...
Prokuroria ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ish-kryeprok...
Ka kaluar më shumë se një vit nga marrëveshja e 18 majit, me...
Situatë e rëndë kriminale në Elbasan. Një mesazh i tillë ka ...
Opozita pa pjesëmarrjen e LSI ka hartuar një paketë me 7 pik...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje pë...
Në përfundim të mbledhjes së PD me aleatët në selinë blu, li...
Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja, ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka braktisur sot punimet e s...
Pas seancës dëgjimore të Astrit Faqollit, edhe për gjykatësi...
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në V...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka thënë se miratimi...
Kuvendi është mbledhur në seancë plenare paraditen e sotme, ...
Komisioni i Vettingut pretendohet të spastrojë sistemin e dr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...