web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkërmoqet opozita/ Basha “sulmon” Luan Ramën

23 Korrik 2018, 11:12, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas takimit të zhvilluar sot me aleatët, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Kryedemokrati Basha tha se Rama synon me çdo kusht të kapë Drejtësinë, ndërsa dështimi i reformës sipas tij është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit.

Nga ana tjetër, Basha i është përgjigjur edhe interesit të mediave për kërkesën e nënkryetarit të LSI, Luan Rama, që parlamenti të mos marrë pushimet, deri në zgjidhjen e situatës në Drejtësi.

Nga njëra anë Basha tha se ?opozita është e unifikuar në qëndrime?, por i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e LSI, kryedemokrati i cilësoi këto deklarata, si ?lajme sa për show?.

Kujtojmë këtu se LSI, nuk është bërë pjesë as e qëndrimit të PD, për të mos u bërë pjesë e nënkomisionit për Vettingun në polici.

Po ashtu, LSI nuk ishte e pranishme sot në selinë blu, gjatë takimit që PD zhvilloi me aletatët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga