web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë tha në Beograd dhe pse u “kryqëzua” si antishqiptar/ Reagon Muç Nano

16 Korrik 2018, 09:01, Aktualitet CNA

Analisti i njohur, Mustafa Nano tregon të vërtetën e pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd, gjë e cila solli jo pak reagime në opinionin publik.

Në një intervistë për ?Panorama?, Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai. Sipas Nanos ?Kosova është ?gjylja e madhe? në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe?.

?Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSHja, me titullin ?Shqiptarë e serbë ? si të ecet më tutje??, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu.?-tha ndër të tjera Mustafa Nano.

Ndërsa në lidhje me debatin që shkaktuan qëndrimet e tij, Nano thotë se ? Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.?.

Nano gjithashtu ka sqaruar qëndrimet e tij gjatë konferencës në fjalë, ndërsa u shpreh se ?Serbët nuk janë ende të përgatitur t?i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.?





Lajmet e fundit nga