web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Çmenden’ temperaturat/ Humbin jetën 8 persona

15 Korrik 2018, 16:45, Aktualitet CNA

Vala e të nxehtit që ka goditur Japoninë këtë fundjavë ka lënë të vdekur 8 persona ndërsa rreth 3500 të tjerë janë shtruar në spital.

Sipas mediave japoneze, në shumë qytete termometri ka regjistruar temperaturën 38 gradë celcius.

Sipas Zyrës Meteorologjike, temperaturat ekstreme do ta shoqërojnë Japoninë për disa ditë.

Kujtojmë se kjo është fatkeqësia natyrore e dytë brenda pak kohësh në Japoni, pas përmbytjeve që shkaktuan 209 të vdekur në të gjithë vendin. /CNA.al





Lajmet e fundit nga