Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evdin Kulluri, në një intervistë ekskluzive për CNA.al (CityNews Albania) ka komentuar situatën politike në vend, por edhe atë në PD.
Sipas Kullurit Partia Demokratike është në krizë dhe një opozitë qesharake, kjo për shkak të kreydemokratit Lulzim Basha, ndërsa vendi është në kushtet kur ka një qeveri të delegjitimuar.
I pyetur për marrëveshjen Rama-Basha anëtari i Këshillit Komnbëtar të PD-së, e ka quajtur atë ?Big Brother-in më pervers të politikës?.
Më tej Kulluri është pyetur edhe për diegien e mandateve zgjidhje kjo e ofruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por është shprehur kundër saj.
Këto edhte shumë çështje të tjera do të keni mundësi t?i lexoni në intervistën e plotë të Edvin Kullurit.
Intervista e Plotë:
CNA.al: Z. Kulluri, figura të ndryshme nga PD si Tritan Shehu apo kreu i Grupit Edmond Spaho, janë shprehur për një qeverisje me bazë të gjerë, ndërsa zgjedhjet po afrojnë, keni ju një qendrim?
Kulluri: Do të ishte një akt vetëvrasjeje politike, për arsye se reflekton më së paku atë për të cilën ne kemi folur prej kohësh, që Rama dhe Basha përfaqësojnë të njëjtin establishment politik, financiar, ekonomik dhe korruptiv. Së dyti, dhe kjo do të ishte akoma më fatale, paaftësinë e Bashës dhe ekipit të tij EUNUK, për të sjellur PD-në në pushtet, për ta bërë Partinë Demokratike konkurruese me Rilindjen e dështuar të Edi Ramës.
CNA.al: Për herë të parë një kryetar i PD, ka nxjerrë një urdhër për zgjedhjet brenda partise dhe jo një udhëzim. Pse ndodh kjo?
Kulluri: Së pari, situata është qesharake, sepse këtë urdhër vetë zoti Basha nuk e ka zbatuar, duke mos formuar grupet e punës siç e kërkon urdhëri apo edhe Statuti. Së dyti, Basha është “gjeneral i ushtrisë së vdekur”, dhe “gjenerali i ushtrisë së vdekur” nuk ka kë urdhëron, prandaj nuk zbatohet urdhëri.
CNA.al: Do të thoni se edhe deputetët e dalë nga lista e tij nuk i binden urdhërave të tij?
Kulluri: Së pari, ata deputetë në masën 70% nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve në Parlament, ndaj janë votuar aq pak në zgjedhjet e fundit, ose prandaj nuk u votuan masivisht nga demokratët.
Së dyti, deptuetët e PD në Parlament, nuk po ushtrojnë funksionin e tyre bazik, që është debati, konkurrenca, kontroli parlamentar mbi qeverinë dhe komunikimi me qytetarët dhe demokratët. Këto janë dhe detyrat kryesore që ka një deputet, për të përfaqësuar interesin publik. Ai grup deputetësh, po përdoret si manekin që bllokojnë foltoren e Parlamentit.
CNA.al: Afati per mbajtjen e zgjedhjeve ne PD, kaloi. Lulzim Basha hesht. A do të ketë një lëvizje nga ?kritiket?? Pse dështoi Lulzim Basha me urdhrin e nxjerr?
Kulluri: Unë personalisht dhe këtu përfaqësoj veten time, nuk mendoj se zgjidhja për daljen nga kriza e thellë e PD është një proces zgjedhor në bazën e partisë, pasi nuk e kam parë strukturat e Partisë Demokratike, si shkaktarin e humbjes në zgjedhjet e kaluara. Strukturat e PD, janë viktima e parë e të gjitha lëvizjeve të dështuara të zotit Basha në krye të partisë, megjithatë, personalisht por besoj edhe të gjithë zërat kritikë brenda partisë, që përfaqësojnë py dyshim shumicën brenda anëtarësisë sot, po e shikojmë me interes të veçantë edhe shpërbërjen e strukturave, që është dramatike në pjesën më të madhe të vendit. Së dyti po shohim me shumë interes po ashtu, dhe besoj se edhe komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar, për një qeveri të përbashkët Rilindje-Republikë e re, çka do ta nxirrte përfundimisht interesin publik dhe pakënaqësinë e qytetarëve jashtë qeverisjes, dhe do ta kthente këtë qeveri të mundshme Veliaj-Basha apo Rama-Basha në një fole njerëzish të dëshpëruar, të cilët duan të mbrojnë veten nga zemërimi dhe pakënaqësia e qytetarëve. Kjo do të ishte, nëse do të përdorja një alegori, “Big brother-i” më pervers i politikës shqiptare.
CNA.al: Berisha është shprehur se nëse baza kërkon dorëheqjen e kryetarit, ai do të mbështeste bazën. A ka një sensibilizim apo lëvizje brenda bazës së PD, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit?
Kulluri: Me sa e njoh gjendjen në parti, dhe them se jam nga njerëzit që e njoh ndjeshmërinë e demokratëve dhe perceptimin e tyre brenda partisë, së pari mendoj se fatkeqësisht pjesa më e madhe e demokratëve zgjidhjen për të reaguar ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend dhe në Partinë Demokratike, e shohin duke bojkotuar. Kjo është një formë rebelimi, por nuk i jep zgjidhje situatës, nga pikëpamja praktike.
Nga kjo pikëpamje, zoti Berisha ka të drejtë, nga pozicioni i tij ku thotë që përderisa demokratët nuk po çohen masivisht të protestojnë, nuk është roli i tij tashmë si i dorëhequr, që të ndërmarrë iniciativa të tilla, nëse do t’i krijoheshin kushtet padyshim. Unë personalisht nuk e shoh problemin vetëm tek zoti Basha me papërgjegjshmërinë e tij, pasi ai është koshient për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet partia.
Nuk e shoh problemin as te zoti Berisha, të cilin nuk kemi pse ti kërkojmë sot që të marri edhe një herë drejtimin e partisë për të zgjidhur këtë krizë të pakthyeshme nën drejtimin e zotit Basha. Unë e shoh problemin në dy shtresa.
CNA.al: Nga vjen ky hezitim? Kanë frikë nga kryetari?
Kulluri: Dikur Preç Zogaj ka thënë një fjalë shumë interesante, që në vitin 1990 një pjesë e qytetarëve u çuan për demokraci, një pjesë u çuan për batanije më të mira, për disa tollona më shumë. Ka ende mbeturina të këtij mentaliteti në politikën shqiptare. Natyrish ky mentalitet dominon në Partinë Socialiste, që tashmë nuk është PS, por Rilindja e Edi Ramës. Fatkeqësisht ka një pjesë jo të pakonsiderueshme në anëtarësinë e Partisë Demokratike që vepron politikisht ndryshe nga ajo që mendon. Pa dyshim elita politike shqiptare dhe kjo krizë politike shqiptare burimin e kanë tek kultura e munguar demokratike e Shqipërisë. Këtu do përjashtoja një pjesë shumë të madhe njerëzish, që e kanë pasur kurajon të reagojnë, qoftë edhe duke bojkotuar, qoftë edhe duke mbajtur qëndrime të hapura kundër drejtimit të dështuar ë zotit Basha. Të gjitha këto e bëjnë situatën, në dukje të pazgjidhshme, por natyrish, amalgama për ta çliruar PD-në nga pushtimi i Rilindjes, është e gatshme për të shpërthyer. Mendoj se shumë shpejt do të ketë zhvillime që do ta çlirojnë Partinë Demokratike nga kapja e oligarkisë Rama-Basha.
CNA.al: Në kushtet në të cilat ndodhemi, me qeverisje arrogante, me shtyrje negociatash etj., si mendoni, do të ishte zgjidhje opsioni i djegies së mandateve i propozuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha?
Kulluri: Pa dyshim, unë në bindjen time politike, në situata të jashtëzakonshme zgjidhja mund të jetë e jashtëzakonshme. Por ka një element ku unë do të doja të ndalem. Nëse situata politike radikalizohet jashtë institucioneve, çka është edhe djegia e mandateve, a është e gatshme Partia Demokratike dhe opozita, për të mundur në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, Rilindjen? Shifrat më thonë se kjo lëvizje radikale, moralisht mëse e justifikueshme, nga pikëpamja e rezultatit mund të ishte shkatërrimtare për PD, sepse radikalizimi nuk e zgjidh dot problemin moral, legjitimitetin, mungesën e kurajos politike të liderit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe mbi të gjitha pyetjen kryesore ekzistenciale: Çfarë shëtë Partia Demokratike? Çfarë përfaqëson? Çfarë i bën bashkë demokratët në një sigël? Si do ta votojë shumica e shqiptarëve Partinë Demokratike? Pra ajo që dua të lë të kuptohet, është se PD nuk ka një projekt politik sot. Radikalizimi i situatës do të çonte në një pozitë natyrisht nihiliste, apo nihilizëm të gjendjes së qeverisjes së vendit, por nuk i jep zgjidhje, nuk i jep një qeverisje më të mirë vendit, pasi ky është qëllimi i një partie politike. A është në gjendje Partia Demokratike që pas djegies së mandateve të futet në zgjedhje të parakohshme dhe t’i fitojë ato, duke mos e ditur se çfarë përfaqëson sot nga pikëpamja ideologjike, duke qenë një parti totalisht e shturur organizativisht. Ne e dimë shumë mirë nga eksperienca se organizimi i partisë, entuziazmi i strukturave, besimi tek një projekt politik, është i lidhur me thelbin e politikës, që është propozimi që një parti politike i bën qytetarëve të vet. Në këtë kuptim, zoti Basha është anti historik, sepse është i vetmi politikan, bashkë me 2-3 të tjerë që kanë ngelur në Evropë, i cili po shkon kundër rrymës antiestablishment, që ka filluar me Shtetet e Bashkuara e po zgjerohet në të gjithë hapësirën e BE-së me një shpejtësi marramendëse. Është i vetmi politikan në rajonin tonë që është pjesë e establishmentit dhe jo zgjidhje e antiestablishmentit.
CNA.al: Jeni të mendimit që vazhdon marrëveshja “Rama-Basha”?
Kulluri: Unë besoj se Basha vazhdon misionin e tij për ta rrudhur, për ta zvogëluar dhe për ta shkatërruar Partinë Demokratike.
CNA.al: 3.4 milione euro të kapura ne Durrës, Basha e denoncoi para se te ndodhte. Si u informua PD lidhur me këtë? A disponon fakte apo dokumente PD lidhur me përfshirjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në këtë ngjarje?
Kulluri: Unë këtë nuk di ta them, pasi unë nuk jam një polic si zoti Basha, as hetues, as prokuror. Natyrish informacioni doli i vërtetë dhe kjo duhet thënë pa asnjë kompleks, por çështja se kusht qëndron pas atyre miliona eurove si garant apo si pronar, është një çështje që as zoti Basha nuk e zgjidh dot, as unë nuk e zgjidh dot. Këtë mund ta zgjidhë vetëm Prokuroria dhe organet ligjzbatuese, të cilat sot janë në një krizë të thellë. Pra jam pak optimist nëse do të dalë e vërteta e kësaj çështje apo jo. Por ky është një në mijëra raste që ndodhin në vit në Shqipëri.
CNA.al: Opozita kishte paralajmëruar protesta nëse nuk çeleshin negociatat. Por deri sot nuk kemi asnjë reagim. Çfarë ka menduar të bëjë opozita në ditët në vijim?
Kulluri: Unë mendoj që zoti Basha akoma nuk na ka sqaruar se përse bëri lobing për hapje negociatash me Edi Ramën kryeministër, në Berlin dhe në Sofje, dhe ende nuk e kuptoj pse të nesërmën e këtyre takimeve që bëri për çeljen e negociatave denonconte qeverinë e krimit dhe të drogës kudo në media. Pra nuk mundesh që paradite të bësh lobing për hapjen e negociatave kur vendi ka nevojë të largojë këtë qeveri të dështuar, dhe pasdite të kërkosh protesta për të rrëzuar po këtë qeveri. Zoti Basha akoma nuk ia ka thënë me gojën e tij shqiptarëve, a vazhdon të jetë aleat i zotit Rama, apo është kundërshtari i zotit Rama. Thënë ndryshe, është ai i çadrës apo ai i 18 majit vonë. Për sa kohë zoti Basha lë të kuptohet që jeton në këtë dilemë, kjo tregon se situata për shqiptarët është tërësisht e paqartë, tërësisht okulte, dhe kryetari i opozitës dhe vetë opozita janë institucioni më i pabesueshëm në Shqipëri sipas sondazheve, pas Rilindjes ose më shumë se Rilindja. Pra nuk mund të kemi protesta me një kryetar partie, me një lidership partie të cilin partia e ka abandonuar në zgjedhjet e fundit dhe që nuk ka rekuperuar dhe përmirësuar anjë nga ato elementë që e çuan drejt humbjes. Praktikisht vendi ka një qeveri të deligjitimuar dhe ka një opozitë qesharake. Kjo është kriza politike sot në Shqipëri. Kjo është kriza e establishmentit për të cilën kam folur disa javë më parë dhe në vijim. Këtu ka nevojë për një çberje të elitës politike që po drejton dhe ka marrë peng Shqipërinë.
CNA.al: Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë, cili është qëndrimi i kritikëve lidhur me një koalicion të mundshëm me LSI?
Kulluri: Besoj se për momentin që po flasim kjo është gjëndja më e parëndësishme në axhendën e opozitës, pasi për sa kohë sondazhet e nxjerrin PD diku tek 23-26%, nuk ka asnjë koalicion që t’i bëjë derman opozitës në Shqipëri. /CNA.al
Zgjedhjet lokale duket se janë jo shumë larg, megjithëse do ...
Gazetari i investigativ Artan Hoxha në një prononcim për CNA...
Takimi që është në plan të zhvillohet të hënën mes udhëheqës...
Çfarë duan të arrijnë Donald Trump dhe Vladimir Putin? Që pa...
Ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të prekur finalen e Botër...
Rrjetet sociale me të vërtetë janë shndërruar në mani sidomo...
Një vajzë në Sarandë ka rënë në gropën e ashensorit, e cila ...
Pjesë nga intervista e deputetit të ri turk Kenan SofuoğluAi...
Shqiptarët vijojnë të konsumojnë mish dhe nënproduktetet e q...
Banorët e Patoz-Marinzës në Fier janë në rrezik të vazhduesh...
Shqiponja dhe flamuri kuqezi janë bërë të famshëm anembanë b...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mënmgjesit ...
Opinioni publik është tronditur sot, pas ngjarjeve kriminale...
Është mbajtur mbrëmjen e djeshme koncerti i shumëpritur i El...
Crocera më e madhe turke ka ardhur në Shquipëri. Me një kapa...
Mëngjesin e ditës së sotme ish Shefi i Krimeve të Rënda në P...
Era Istrefi pritet të performojë mbrëmjen e sotme në natën f...
Në momentin që Lloyd Burr po raportonte atë çfarë po ndodhte...
Ata tashmë janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...