Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Kush e ka ndjekur më vëmendje përballjen e kryeprokurores Marku në llogaridhënien para komisionit të ligjeve, me siguri nuk e ka humbur një detaj domethënës. Gjatë debatit provokativ me një nga deputeët e opozitës, ajo ka bërë një lapsus frojdian. Ajo e ka etiketuar prokurorinë e përgjithshme si ?ndërmarrjen që drejton? duke e zhveshur nga emërtimi solemn dhe hijerëndë i institucionit.
Ndoshta askush nuk mund të shpjegojë dot nëse kjo ?rëshkitje? i vjen nga mungesa e përvojës, apo nga fakti se ajo e quan veten një drejtuese formale të një ndërmarje ku ka të tjerë aksionerë. Por gjithësesi, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo u soll sikur beson në versionin e dytë.
Sepse paraqitja e saj ishte një dështim i turpshëm. Ajo u karakterizua gjatë gjithë mbledhjes së trasmetuar live vetëm nga përgjigjet boshe: ?nuk e di?, ?nuk kam informacion?, ?nuk ka statistika?, ?nuk kam tagër të njoh këtë çështje të veçantë? etj.
Për të thënë të vërtetën pozicioni i saj në një sallë parlamentare që i ngjan përditë e më shumë tregut çam, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, nuk ishte i lehtë. Deputetët demokratë më shumë sesa për pyetje, ishin të prirur për të bërë një propagandë diskrdituese. Kolegët e tyre të majtë, merakun e veëtm kishin të tregonin se gjithçka shkonte mbroth. Njëra palë donte të provokonte me çdo kusht konflikt, ndësa tjetra, tashmë e kapluar nga bezdia për procesin demokratik të llogaridhënjes, kërkonte t?a mbyllte sa më parë seancën.
Por, pavarësisht nga ky konfrontim me llogjikë tejet partizane, publiku i gjërë, ajo pjesë gjithnjë e më e madhe e shqiptarëve që rrefuzon të votojë edhe PS edhe PD-në, priste diçka tjetër nga kryeprokurorja.
Së paku formalisht, për ata, ajo është e zgjedhura e parë në erën pas votimit të reformës në drejtësi. Është e vetmja drejtuese e institucionit të akuzës që ka kapërcyer filtrat e vettingut. Është gjithashtu, ajo, që megjithëse u votua vetëm nga njëra palë, u mbeshtet dhe publikisht nga misionet ndërkombëtare që e mbikqyrin reformën.
Pra në këtë kuptim, në paraqitjen e saj në publik ajo duhej të simbolizonte këtë fazë të re. Ajo duhet të ngrihej përtej përleshjes partizane PD- PS dhe t?i fliste publikut. Dalja e saj live, në TV, duhet të sqaronte disa pikpyetje të mëdha: pse vendet europiane vazhdojnë t?a kenë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës si kusht për përparimin e vendit drejt BE-së? Pse mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë se paratë e trafiqeve po i përdor politika? Pse nuk dimë ende asgjë për 623 kg e kokainës të fshehura si banane? Pse nuk ka ende përgjigje për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafës? Pse nuk njihet fajtori i ekstradimit të paligjshëm të financierit të Habilajve?
Vetëm kështu ajo do të mund t?a justifikonte statusin simbolik të flamurtares së një ere të re, të një reforme në drejtësi që na është servirur prej kohësh si mënyra e vetme për të pastruar shoqërinë duke u vënë edhe kundër politikës e duke i treguar vendin edhe asaj.
Por, fatkeqësisht, Arta Marku, tregoi sot se as e përmbush dot këtë mision dhe se ndoshta as nuk e ka imagjinuar atë edhe në ëndrrat e saj më të guximshme. Ajo u soll si një nënpunëse province, as më pak dhe as më shumë, se sa ajo që qëndronte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e Shkodrës.
Paraqitja e saj qe madje shumë larg dhe se profili që kanë krijuar në përballjet me qeveritë e kohës paraardhësit e saj, Theodhori Sollaku apo Ina Rama.
Ndërsa Arta Marku, simboli i parë i reformës së re, nuk u ngrit dot mbi sherrnajën e përditshme PS- PD. Ajo u soll si një llogaritare memece, që në vend të një pasqyre të përgjithshme, raportonte për shifra dhe statistika pa kuptim. Ajo as jepte përgjigje dhe as mbante qëndrime, nga tmerri se mos i prishte punë atyre që e kanë katapultuar aty.
E në kuptim ajo nuk ka faj. Ndoshta ajo vërtet e di se e kanë vënë në krye të një ndërmarrjeje që është pronësi e tjetërkujt. Ajo aq kupton dhe aq bën dhe ky nuk është më problem i saj, por halli ynë dhe i një reforme që na e shitën si çudi, ndonëse rrezikon të vazhdojë të prodhojë profile të ngjashme.
Qeveria ka marrë vendimin për të ofruar falas tekstet shkoll...
Nënkryetari i partisë Demokratike Edi Paloka, pas daljes nga...
Artistët janë mbledhur sërisht sot përpara Teatrit Kombëtar,...
Një i ri shqiptar humbi jetën në një spital në Itali disa di...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u përball ditën e ...
Mbi 3500 vende pune pritet të zhvendosen drejt Parisit, si r...
Qeveria ka vendosur të japë aeroportin e Kukësit me koncesio...
Ben Blushi “armiku” kryesor i Edi Ramës, njeriu që ka marrë ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar kryetarin e Komis...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar përgjegjësit për ar...
Reforma në drejtësi është një nga më delikatet të aplikuara ...
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy shtetas për arsye...
Në Shqipëri shpeshherë jemi përballur me një retorikë, e cil...
Procesi i vetingut ka zënë në rrjetë mjaft gjyqtarë dhe prok...
Pas deputetit demokrat Tritan Shehu, edhe deputeti i LSI-së ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Rrogozhinë-L...
Nga Brukseli Rama shprehet se Shqipëria vlerësohet pozitivis...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Rrogozhinë-L...
“Muzin Capitol Partners nënshkroi kontrata lobimi vitin e ka...
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaron se breshka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...