LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Pulëbardhat bregdetare që janë shfaqur në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Porto Romanos, në Durrës, duket se lajmërojnë atë që pritet të ndodhë në hapësirën e ndotur prej 15 hektarësh, pasi pushteti vendor pranoi degradimin ekstrem të zonës.
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Bashkisë së Durrësit për shpalljen e emergjencës mjedisore në territorin ku ndodhen 4 vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, banorët e këtyre zonave, përkatësisht Porto Romanos, Sukthit, Ishmit e Manzës, kanë marrë frymë të lehtësuar, duke shpresuar në ndryshimin e shpejtë të realitetit ku gjenden.
Por sa shpejtë do të jetë ky ndryshim? Sa shpejt këto zona e fusha të hapura, ku digjen mbetjet urbane dhe ku çlirohet tym toksik, do të kthehen në parqe të gjelbëruara dhe kënde lojërash, ashtu siç premtoi edhe kryeministri i vendit një muaj më parë, teksa vizitonte vendngrumbullimin e mbetjeve në Durrës?
Pas këtij vendimi, Bashkia e Durrësit me afro 320 mijë banorë do të kërkojë pranë Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve shpalljen e emergjencës mjedisore në Durrës, duke nisur kështu edhe procesin e gjetjes së një alternative për depozitimin e mbetjeve dhe mbyllur vendgrumbullimet e Durrësit.
Ky Komitet ndërministror është krijuar me një VKM në vitin 2013, për vlerësimin dhe marrjen e masave në situata emergjente, si kjo e Durrësit.
Landfilli i Tiranës mbetet një nga mundësitë për zgjidhjen e situatës emergjente që po kalon Durrësi, ndaj për të kërkuar mbështetje teknike dhe bashkëpunuar me koncesionarin e këtij landfilli dhe institucionet e qeverisjes vendore të Tiranës, e drejta i jepet kryetarit të Bashkisë së Durrësit, që do të jetë edhe autoriteti për kryerjen e procedurave që do të çojnë në zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës, ekstremisht të degraduar mjedisore, në të cilën ndodhen zonat ku depozitohen mbetjet, si pasojë e mostrajtimit të tyre.
Në Bashkinë e Durrësit ndodhen 4 vendgrumbullime, ku hidhen mbetje të pandara. Kjo gjendje, me pasoja në shëndetin dhe jetët e banorëve të zonave përreth, ka penguar dhe zhvillimin e këtyre zonave me potencial turistik, veçanërisht ajo e Porto Romanos, që ndodhet në zonën bregdetare e pranë Kampusit universitar. /TCH
Ish kryeministri Sali Berisha, ka sqaruar deklaratën e komis...
CNA.al rreth një orë më parë publikoi foto të një darke në n...
Gazetari serb Stefan Cvetkovic, ka lëshuar një deklaratë të ...
Kush e ka ndjekur më vëmendje përballjen e kryeprokurores Ma...
Qeveria ka marrë vendimin për të ofruar falas tekstet shkoll...
Nënkryetari i partisë Demokratike Edi Paloka, pas daljes nga...
Artistët janë mbledhur sërisht sot përpara Teatrit Kombëtar,...
Një i ri shqiptar humbi jetën në një spital në Itali disa di...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u përball ditën e ...
Mbi 3500 vende pune pritet të zhvendosen drejt Parisit, si r...
Qeveria ka vendosur të japë aeroportin e Kukësit me koncesio...
Ben Blushi “armiku” kryesor i Edi Ramës, njeriu që ka marrë ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar kryetarin e Komis...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar përgjegjësit për ar...
Reforma në drejtësi është një nga më delikatet të aplikuara ...
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy shtetas për arsye...
Në Shqipëri shpeshherë jemi përballur me një retorikë, e cil...
Procesi i vetingut ka zënë në rrjetë mjaft gjyqtarë dhe prok...
Pas deputetit demokrat Tritan Shehu, edhe deputeti i LSI-së ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Rrogozhinë-L...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...