web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kundër politikës Trump/ 600 demostrata në të gjithë Amerikën

30 Qershor 2018, 15:17, Aktualitet CNA

Grupe që mbështesin imigrantët kanë njoftuar qindra marshime proteste sot në Shtetet e Bashkuara, kundër politikës “zero tolerancë” të administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm.

Një koalicion organizatash me kahje të majtë, përfshirë grupime që organizuan marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, po koordinojnë mbi 600 demonstrata në të gjithë vendin dhe parashikojnë pjesëmarrje prej qindra mijëra vetësh.

Organizatorët thonë se kanë gjetur mbështetje të fortë në radhët e nënave që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me

Protesta janë planifikuar në Uashington, Los Anxhelos dhe Nju Jork si dhe në komunitete më të vogla. ?Marshimet e sotme që janë pagëzuar me titullin “Familjet duhet të jenë të bashkuara” kanë marrë fonde nga një numër organizatash si Bashkimi Amerikan për të Drejta Civile dhe lëvizja MoveOn.org.

Po sot, disa aktorë të skenës po marrin pjesë në një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për familjet që janë ndarë në kufi.

Administrata Trump ka pezulluar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi, por rreth 2000 fëmijë mbeten në qendra strehimi, pasi janë veçuar dhe ende nuk janë bashkuar me familjet e tyre.

Presidenti Trump postoi sot në Twitter komentet e mëposhtëme ku thotë se demokratët duan të mbyllin agjencinë e imigracionit, të cilën ai e lavdëron si faktor në pastrimin e komuniteteve nga elementë kriminalë në radhët e imigrantëve të paligjshëm. /VOA/

?@realDonaldTrump

The Democrats are making a strong push to abolish ICE, one of the smartest, toughest and most spirited law enforcement groups of men and women that I have ever seen. I have watched ICE liberate towns from the grasp of MS-13 & clean out the toughest of situations. They are great!

?@realDonaldTrump





Lajmet e fundit nga