Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar 890 mijë euro, si formë ndëshkimi, për shkak të mostërheqjes së mjeteve financiare nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshje për kredi me institucionet financiare ndërkombëtare në vlerë rreth 300 milionë euro, për financim të 10 projekteve kapitale, por mjetet e zotuara nuk janë tërhequr për shkak se projektet nuk kanë qenë të gatshme për financim, thonë zyrtarë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Në një raport të publikuar nga kjo zyre, thuhet se si rezultat i kësaj, për mjetet e zotuara dhe të pashfrytëzuara, Qeveria detyrohet të paguajë pagesa shtesë (tarifa zotimi).
Qerkin Morina, ndihmës i auditorit të përgjithshëm, tregon për Radion Evropa e Lirë se si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve, vetëm për vitin 2017 vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra nga huamarrësit arrin vlerën prej 890 mijë euro.
?Sipas rezultateve të auditimit, Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme që të tërheqë borxhet e jashtme, në shumën prej 295 milionë euro. Dhe për çdo vonesë në tërheqjen e këtyre kredive, Qeveria paguan një tarifë zotimi, e cila për vitin 2017 arrin në 890 mijë euro. Do të thotë, edhe pse fondet kanë qenë në dispozicion, nga 295 milionë euro, vetëm pesë milion euro janë tërhequr, kurse më shumë se 97 për qind e fondeve janë të pashfrytëzuara?, tha Morina.
Pagesën e shumës prej 890 mijë euro e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Financave. Në një përgjigjeje përmes postës elektronike, thuhet se ?shuma 890,000 euro përfshinë shumat që janë paguar në emër të tarifës së zotimit për projektet që janë në realizim e sipër. Do të thotë se tarifa e zotimit shoqëron kreditë edhe kur ato implementohen sipas planit të disbursimit, deri në momentin kur disbursohet shuma e fundit e asaj kredie?, thuhet në përgjigjjen e Ministrisë së Financave për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, qeveria ka hyrë në borxhe kryesisht për financimin e projekteve rrugore, energjetike, rehabilitimin e linjave hekurudhore dhe përmirësim të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë, projekte këto që kanë dështuar së realizuari.
Vonesat e tilla, thotë Morina, janë rezultat i një studimi të dobët të fizibilitetit të projekteve, si dhe mangësitë në krijimin e parakushteve të nevojshme për eliminimin e të gjitha pengesave infrastrukturore dhe ligjore në realizimin e këtyre projekteve, për çka Qeveria duhet të ketë një mbikëqyrje të shtuar.
Ndryshe, vlera e përgjithshme e borxhit të Kosovës këtë vit ka arritur në mbi një miliard euro, që është për 9.1 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit ët kaluar.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, borxhi ndërkombëtar dhe i brendshëm i Kosovës ka një trend të rritje. Në vitin 2009, borxhi i përgjithshëm ishte 6.12 për qind e Bruto Produktit Vendor, ndërsa në vitin 2017 ka arritur mbi 16 për qind.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë analiza dhe planifikime të hollësishme para se të fillojë procesi i marrjes se borxheve qoftë ndërkombëtar apo të brendshme.
Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në tri vitet e fundit hyrja në borxhe nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara. Fondet e huamarrjes, thotë ai duhet të shfrytëzohen me kohë dhe në mënyrë efikase që të gjenerojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
?Borxhi nuk ka kuptim nëse nuk investohet në projekte të cilat kanë një kthim ekonomik, ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe nuk rrezikojnë stabilitetin financiar?, thotë Rukiqi.
Edhe Burim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, thekson se agjencitë buxhetore fillimisht duhet të identifikojnë projektet dhe më pas të hyjnë në borxhe.
?Fillimi i procesit të realizimit të një projekti nis me pjesën ideore, se a është i arsyeshëm projekti në aspektin e realizimit, por edhe nga mundësia e financimit të projektit. Të shikohet edhe sasia e mjeteve monetare likudie që i ka në dispozicion qeveria, por pa dyshim edhe struktura e tyre. Sepse ka raste kur struktura e mjeteve nuk garanton financimin e projekteve të caktuara?, thotë Ramosaj.
Qeveria e Kosovës në Ligjin e Buxhetit në vazhdimësi sipas viteve planifikon projektet që ka për qëllim t?i realizojë përmes financimit nga huamarrja e jashtme.
?Auditori ka ardhur në pëfundim se analizat e projekteve që planifikohen të financohen përmes huamarrjes nuk janë të mjaftueshme. Një numër i projekteve kapitale për të cilat Qeveria ka hyrë në marrëveshje ndërkombëtare kredie, nuk janë realizuar fare?.
?Si rezultat, kanë filluar të paguhen shpenzime të tarifave tjera apo tarifa të zotimeve për mjete të pashfrytëzuara? ,thuhet në raport, ndërkaq programet qeveritare ende janë në nivelin të ulët realizimit. /Rel/
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në dalje ...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Nga Valentin MacajKa disa javë që një pjesë e aktorëve shqip...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dekorimit nga K...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka r...
Këtë sezon turistik veror do të ketë më pak, për të mos thën...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dyditore në Qa...
Aksi kombëtar LIN-Pogradec është një segment i rëndësishëm r...
Ky fenomeni i qarkullimit të deputetëve, nuk përbën aspak ce...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të organizua...
Gazetarja e njohur Sonila Meço, me anë të një postimi në rrj...
Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, prej fillimit të bashkë...
Banorët e lagjes 13 në qytetin e Korçës kanë ngritur shqetës...
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, në...
Ky është momenti i pabesueshëm kur një stuhi filmohet paprit...
Dy persona kanë mbetur të palgosur në supermarketin “Seyne-S...
Të shtëna me armë janë regjistruar në New Jersy, në një fest...
Kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Parla...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...