Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Valentin Macaj
Ka disa javë që një pjesë e aktorëve shqiptarë, me dhe pa kontratë pune me Teatrin Kombëtar, apo dhe pensionistë e aktorë parazitë që I kemi parë vetëm kur recitonin vjershat e diktatorit në të vetmin ekran Tv të at?hershëm!
Të gjithë këta, me nga një dirigjent politik, kanë një ?kauzë? që nuk mundet ti lërë të qetë..! -Është fjala për ?epopenë? e Teatrit Kombëtar, asaj ngrehine që shyqyr zotit nuk ka zënë njeri brenda deri më sot.
Gjithnjë më kanë surprizuar këta akto-bejtexhinjë shqiptarë, biles që nga vegjëlia ime e largët në fshat?! -Isha krejt fatos at?herë qëmoti, kur përreth kullës time vërdalloseshin ca burra me pantallona teritali dhe me këmisha të cuditshme që kishin jaka ndryshe nga ato që kisha parë ne mapon e qytetit dhe tek dyqani i demodesë,(dume dumes)? Pyeta gjyshin tim at?herë, se cfarë kërkojne këta burra nga qyteti?!- Janë ata të filmave more bir, ose më shkoqur, janë ata që drejtojnë aktorët, më tha gjyshi.
Si fëmijë kureshtar që isha dhe I pamësuar me ?kuadro? të tillë, u rrija pranë e dëgjoja se cfarë flisnin me njëri-tjetrin për kullën,pemët, kopshtin me perime që kishim dhe për fiqtë që sapo kishin nisur të piqeshin. -Aty, prej këtyre ?burrave te filmit?, degjova ato fjalët e para të pista që rëndom I dëgjon sot nëpër rrugët e Tironës dhe gjithandej nëpër Shqipëri, se, helbete kulturë të madhe përcjellin këta aktorët protestues..!!! -Për shkak të këtyre fjalëve që I përsërita nëpër oborr, ?hëngra? një thupër thane të mirë dhe vec kur u rrita tamam, e kuptova ?fajin? që kisha bërë …! -Xhirohej një pjesë e filmit ?Besa e Kuqe?, e ishte mbushur xhadeja me plot makina të mëdha që kishin bateri,prozhektorë e paisje filmi?!- Aty pashë sesi u veshën njerëzit me kostume tradicionale mirditore e bënin dublantin në disa skena, ku këta ?burrat e filmit? I mësonin sesi të ecnin e flisnin.
Aty kam parë sesi këta akto-bejtexhinjtë e kohës hanin rrushin e vènit e tajkën me pirunj, talleshin me njëri ?tjetrin e përqafoheshin cuditshëm me disa ?teta? të reja që ishin edhe ato aktore trup-bukura për në ?Besën e Kuqe?..!
Mjerisht,sipas një urdhri te sekretares parë të asaj kohe në Mirditë, u anullua ajo pjesë e ?Besës së Kuqe?, pasi kulla jonë ishte ?armike e klasës? e duhej gjetur ndonjë kasolle ?galigati? që të xhirohej ky film!
Shume vonë, tek një kanal në njërën nga platformat dixhitale, e kam parë filmin në fjalë,por kullën time 3 podash, askund ?!
Shumë here kam prerë biletë për në Teatrin Kombëtar që të shoh shfaqjen e radhës, por në shumicën e herëve jam penduar, sepse, ose ishte ftohtë, ose vinte era hale sallës, ose më vriteshin gjunjët, pasi rrjeshtat e karrigeve ishin kaq afër me njëri-tjetrin..!-Pastaj, të merrej fryma nga parfumet alla-gabi dhe mondaniteti I tepruar që shfaqej në holl dhe materializohej me një dëng me fara brenda në sallë?!-Sepse, kulturë e madhe hesapi..!
Si godinë, nuk e kam parë me atë syrin e kureshtarit, por me bënte përshtypje që nuk kishte shije as në lyerje dhe as sesi e vendosnin tabelën njoftuese të shfaqjes..! Me ka rënë rasti që të shoh disa teatro në metropolet europiane, ku të kishte lezet shpirti, pasi ndiheshe mirë dhe e shijoje deri në fund shfaqjen, pa tu marrë fryma e ndrydhur gjunjët.
Tani, vijmë tek kjo ?revoltë në gotë? për shembjen e ngrehinës që po bie vetë cdo ditë? copa-copa dhe me anë suvaje .
Shoh e dëgjoj disa aktorë, që të coptojnë shpirtin me recitimet e tyre dhe përgjërimet për mos-shembje.
Kujtoj kohën kur xhirohej ?Besa e Kuqe? dhe bëj indiferentin me këta trimosha, që në moshë të thyer të tregojnë dhëmbët apo edhe më keq kërcënojnë me vetë-flijim në mbrojtje të ngrehinës.
Kam shumë respect, biles dyfish, për Robert Ndrenikën, I cili ka qenë dhe është vërtet një actor I mrekullueshëm, por dhe kam dëgjuar që nga origjina është patrioti im prej Mirdite.
Amaneti I tij ishte që do pushonte shpirtin tek burimet e Nanshejtit në Orosh, e ndihem krenar për këtë..! Sepse, disa herë thumbohemi në facebook me Shkrelin, lidhur me ?Hyni Mara me djemt e saj?, apo siq e njohim Himara sot. Prej atij vendi është edhe Leka Meksi që krenohet me shtetin e Arbërit dhe shumë prej aktorëve e aktoreve që kanë ndritur skenën shqiptare..! -Jo e lagu e jo s?e lagu,- i thonë kësaj pune,pasi më shumë se gjysma e aktorëve, janë për një godinë të re teatri, ndërsa ?fanatics? ngulin këmbë në të kundërtën.
Nuk u mjaftuan as me debatin e hapur që ofroi kreu I bashkisë, biles as edhe me shpjegimin e projektit nga ana e kontraktuesit të pritshëm. Mu në këtë moment, debatiksat e opozitës gjumashe, dërguan një ?Qemal Stafë? që të gjuante me vezë Lali Erin, që edhe kësaj radhe I?u përdrodh bukur, që të mos bënte pis këmishën?! – Pra, politika, në çdo skutë ku ka ?erë kaçkavalli?, don të fusë hundët. Edhe tek teatri, që duhet shkulur si grumbull plehu që është, ata gjejnë mënyrën sesi të bëjnë protagonistin, por jo në Kukës, ata nuk mund të shkojnë atje si kapadai, sepse I kanë tradhtuar ata me kohë? qyshse kur lanë në sirtar taksën e ?Rrugës së Kombit?!- Nejse, qëllimi im që të shkruaja, ka të bëjë me interesimin e madh që ?nuhatësit e kaçkavallit? kanë për teatrin dhe fatin e rrënojave të tij dhe nga ana tjetër ,diz-interesimin e tyre për fatin e shtresave në nevojë, për ekonominë,për shëndetësinë,për punonjësit shqiptarë, për administratën e policët gjithë shërbimësh.. madje edhe për injorancën e banditizmin që karakterizon disa kryebashkiakë periferie! -Sinqerisht, nuk kuptoj se cfarë kauze kanë në vetë-vete këta ?carahoshë? politike, kur dje tregonin ?patllaken në rrip?, tek parku I lodrave pranë liqenit, e sot shkojnë me fëmijë e nipër të luajnë aty, apo kur zhgërryheshin para stadiumit të katandisur më keq se teatri dhe tani bëjnë habi me atë super vepër sportive që po hedh shtat, ngrejnë kujën në qiell kur vendoset të rindërtohet sheshi I heroit kombëtar, ndërsa tani bëjnë selfie rast pas rasti e harrojnë oponencën e tyre..! -Me të vërtetë që tash 5 vite nuk u bë asnjë rrugë e hajrit, por ama, sheshet e cdo qyteti u rindërtuan nga e para dhe morën trajtë civile europiane, shumë shkolla ndryshuan faqe dhe u rikthyen këndet sportive të tyre, që për 25 vite i kthyen në troje kioskash për lloto e fast-foode. Pa folur për Amfiteatrin e Parkut të Liqenit, që nga një nevojtore publike, u rikthye në formën e vet më të mirë në shërbim të art?dashësve.
Dhe , a duhet të shëmbet ngrehina me fole minjsh, që quhet Teatër Kombëtar?!- Po, patjetër e sa më parë,pasi ajo magazinë e stërmadhe nuk shpreh asgjë historike, aspak monument kulture..!
Nuk ka as shatërvan dhe as ambjente të ndërtuara para 1700…siq ka gjetiu nëpër botë!
Ku ta gjejsh, që dikush shpreh interes të rindërtojë një teatër që fton njerëz brenda, për tu përcjellë mesazhe për jetën e kulturë për rininë.
Që jemi dakort me një godinë të re, kjo nuk do të thotë se jemi per ti zënë frymën me kulla e gradaciela. Ndaj, akto-bejtegjijtë duhet të kërkojnë që teatri të mos ndërtohet me beton, por të ketë një ide më të mirë në formën e godinës, që ti rezistojë kohës dhe të mos mërzitet shpejt publiku?!- Nuk besoj që pas sqarimit të projektit përfundimtar, mund të ngelen akoma disa kundërshtarë të shtëpisë së re , pasi gjithkush prej nesh pranon një dhuratë të tillë, sidomos kur po të shëmbet ?shtëpia? para syve.
Po do thoni Ju, cfarë lidhje ka kjo mesele teatri me gardianët?!- Ka lidhje, që ç?ke me të , pasi aktorët kryeneqë duan të luajnë rolin e gardianit të ngrehinës, në të njëjtën kohë kur janë gati fondet dhe projekti për godinën e re të teatrit, ndërsa gardianët e vërtetë policë, ngelën pas bote, si I thonë, sepse, akoma nuk marrin as ?penevrekët? nga shteti ,që nga 2005, jo më uniformën e kushtet e tjera të punës?!-?farë fati kanë disa aktorë..!-Pa I?u hyrë ferra në këmbë, marrin rrogën me një bejte në vit dhe u propozohet një Teatër Kombetar ,ndër më të veçantët në Europë!
Si nuk gjendet askush të verë dorën në zemër për policët e burgjeve që po ngrysin jetën e tyre, më keq se minatorët, pa marrë atë që meritojnë me ligj.
Edhe ne gardianët prej vërteti, një firmë si ?Fusha? kërkojmë, që të japë kontributin në favor të policisë më vulnerabël në Shqipëri.
Dhe a e dini sesa shkojnë fondet për kushtet bazike të gardianëve shqiptarë?!-Aq sa do të kushtojnë karriget e teatrit të ri kombëtar..!
Shoqëria civile,shteti,organet e hetimit, aktorët e regjizorët protestues duhet të hetojnë deri në fund procedurën e financimit, ndërtimit, cilësisë dhe afatet, por jo të bëhen bllokadë koti për një vepër që më shumë I shërben publikut shqiptar, sesa orekseve të tyre mediokre.
Sepse, të nderuar aktorë, në fund të fundit,Ju nuk keni asnjë të drejtë mbi një objekt nacional që I shërben çdo shqiptari nga Mitrovica e deri në Konispol.
Juve u takon që të shtoni numrin e veprave të vëna në skenë dhe mos merrni rrogën kot duke luajtur rolin si ?Kola te puna?,por shërbejini publikut dhe pranoni shtëpine e re të teatrit nacional, sepse gardianët shqiptarë kanë halle e probleme nga më baziket, ndërsa ju kërkoni të hani ?rrushin me pirun? si në kohën e ?besës kuqe? ! ?Sa për dijeni tuajën, një gardian I vërtetë polic, ka tre javë që po lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës, për shkak të një aksidenti në kryqëzimin e Milotit, duke shkuar për shërbim, turni i tretë!-Deri tani, kolegët I kanë dhuruar 15 qese gjak për ti mbijetuar aksidentit?!
Spitali me ?shëndetësi falas?, I ka marrë deri tani 3500 euro vetëm për disa hekura në trup dhe një Zot e di, sesa të tjera do I marrë pas një jave, kur ta mbushin përsëri me hekura?
Shteti bën strucin e indiferentin që nga 2007 e këtej me Policinë e Burgjeve !
Ja pra, që gardianët e vërtetë po I thërrasin çametit, ndërsa ju kërkoni ?dokrra hini? çdo ditë!
Valentin Macaj
Kryetar I sindikatës së shërbimeve policore të shqipërisë
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Mil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dekorimit nga K...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka r...
Këtë sezon turistik veror do të ketë më pak, për të mos thën...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dyditore në Qa...
Aksi kombëtar LIN-Pogradec është një segment i rëndësishëm r...
Ky fenomeni i qarkullimit të deputetëve, nuk përbën aspak ce...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të organizua...
Gazetarja e njohur Sonila Meço, me anë të një postimi në rrj...
Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, prej fillimit të bashkë...
Banorët e lagjes 13 në qytetin e Korçës kanë ngritur shqetës...
Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, në...
Ky është momenti i pabesueshëm kur një stuhi filmohet paprit...
Dy persona kanë mbetur të palgosur në supermarketin “Seyne-S...
Të shtëna me armë janë regjistruar në New Jersy, në një fest...
Kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Parla...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është bërë pjesë ...
Të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do t...
Një ngjarjë e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Milotin, ku 3...
Kryeministri Rama ditën e sotme është ndalur në qarkun e Dib...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...