web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimet e Rënda u sabotuan/ Zbulohet kush ia shkatërronte hetimet Hajdarmatajt

16 Qershor 2018, 10:24, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit, pretendohet se është institucioni bazë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionit si dhe përgjigjet për siguri.

Të paktën ligjërisht, pasi praktikisht, duket se kanë bërë të kundërtën.

Alarmi është dhënë nga ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda  Besim Hajdarmataj, në raportin vjetor, dërguar Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Sipas Hajdarmatajt, është vënë re mungesë referimesh dhe vullneti, nga policia,  për t?u bërë pjesë e hetimit të veprave penale në kompetencë të kësaj Prokurorie, megjithëse kishte një rritje të veprave penale të krimit të organizuar, kryesisht në trafikimin e narkotikëve.

?E konsiderojmë shumë të nevojshme rritjen e bashkëpunimit me strukturat e policisë shtetit si e vetmja mundësi për të përballuar sfidat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe të një hetimi pasuror efikas dhe me rezultate konkrete. Nuk ka ekzistuar një bashkëpunim konstruktiv mes prokurorisë dhe strukturave të policisë, të sektorëve përkatës, kryesisht me disa drejtori të policisë vendore. Mungesë e referimeve serioze për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale, vepra penale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve etj?, shkruan në raport Hajdarmataj.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, është i prerë kur deklaron se bashkëpunimi strukturat policore,  nuk është thjesht çështje vullneti dhe aksioni por detyrim ligjor pasi gjen zbatim dhe orientohet në akte ligjore dhe nënligjore, si dhe urdhërat dhe udhëzimet ekzistuese të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm.

Një tjetër pistë, ku është ndalur Hajdarmataj dhe që sërish ka lidhje me neglizhëncën e Policisë, është edhe moskrijimi i kushteve për aplikimin e metodave speciale

Sipas tij, mos krijimi i kushteve dhe kapaciteteve njerëzore (Punonjësve të policisë) për aplikimin e metodave speciale të hetimit, për veprime simuluese dhe infiltrimit në përbërjen e grupeve kriminale e bën të vështirë hetimin e aktivitetit të këtyre grupeve ku e vetmja mënyrë e marrjes së të dhënave ngelet përgjimi i telefonave dhe me aq sa është e mundur përgjimi në vende publike dhe ndonjë rast në vende private.

?Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër ketij fenomeni mjaft shqetësues. Për këtë kategori subjektesh mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proactive?, shkruan më tej Hajdarmataj.

Shokuese është fakti që ish-kryeprokurori e ka shprehur dhe më herët shqetësimin për neglizhimin e Policisë për të luftuar rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

?Megjithëse e kemi ngritur si shqetësim në të gjithë analizat e punës, takime me drejtues të policisë shtetit deri tani nuk është krijuar një seksion i veçantë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të drejtësisë, e cila do i përgjigjej dhe organizimit të seksionit përkatës që ka kjo prokurori për veprat penale të korrupsionit, strukturë e cila do të sillte një bashkërendim më të mirë dhe identifikimin e rezultateve konkrete për këto vepra penale duke pasqyruar rezultate vetëm për këtë kategori veprash penal?, ka shkruar Hajdarmataj./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga