web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështon Rama/ Qeveria del “zbuluar”

12 Qershor 2018, 12:50, Aktualitet CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim  të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Basha është shprehur se ?Hapja e negociatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale. Është një proces i vërtetë i veprimit dhe sjelljes si europiane.?

Sipas kreut të opozitës, ?Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mire, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës.?

Ndër të tjera, Basha u shpreh se ?Mesazhet e djeshme të zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtrat nuk ecin.?

Deklarata e plotë:  

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane, mesazhet e Europës po bëhen çdo ditë e më të qarta.

Hapja e negociatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh personale. Është një proces i vërtetë i veprimit dhe sjelljes si europiane.

Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mire, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës.

Sot nuk ecin më gënjeshtrat, mashtrimet, kërcënimet dhe fajësimet e të tjerëve.

Mesazhet e djeshme të zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në Shqipëri dhe prova se gënjeshtrat nuk ecin.

Numri dy i Kancelares Merkel në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Dr. Johann David Ëadephul, Zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit te Punës për Ballkanin Perëndimor foli qartë kur deklaroi se:

1. Duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe të krijohet SPAK.

2. Është rritur trafiku i të gjitha drogave.

3. Reforma zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave.

4. Emërimet në administratë, janë në shkelje të ligjit.

5. Peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.

6. Tahiri është peshk i madh. Çështja e tij është një pengesë reale për hapjen e negociatave.

7. Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi dhe vazhdimi i tij në detyrë bie ndesh me standardet europiane të sundimit të ligjit, rrjedhimisht dhe mos largimi i tij është pengesë për hapjen e negociatave.

Ëadephul tregoi se e vetmja gjë që na shpëton është e vërteta.

Zgjedhja që kemi sot përpara nesh është e qartë:

Nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me trafikantët.

Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet.

Nëse duam Europën, qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë korrupsionin, krimin dhe trafikantët.

Nëse duam Europën, duhet të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim njëherë e përgjithmonë shitblerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE.

Është e qartë se çfarë duan shqiptarët:

Shqiptarët duan Europën. Shqiptarët duan hapjen e negociatave.

Ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafës dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit. Zgjedhja është e shqiptarëve dhe jo e Edi Ramës. Edi Rama duhet t?i bindet vullnetit të njerëzve ose të largohet./ CNA.al





Lajmet e fundit nga