Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka hedhur pas krahëve akuzat e opozitë në lidhje me vëllanë e tij.
Ai ka vijuar punën normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Xhafaj është shfaqur në Shtëpinë e Pushimit në Durrës, ku ka takuar Prefektët si dhe drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.
Në këtë takim u diskutua mbarëvajtja dhe masat për sezonin turistik, lufta kundër kanabisit, i cili mbetet një prioritet i qeverisë nën moton ?Zero tolerancë? si dhe nisma ?Policimi në Komunitet? që po vijon me llogaridhënien e policisë përballë qytetarëve.
Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri Xhafaj theksoi se pritshmëritë e qytetarëve, turistëve dhe operatorëve turistikë janë të mëdha.
?Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne.
Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon?, nënvizoi ministri Xhafaj.
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u kërkoi drejtuesve të Policive Vendore dhe shefave të komisariateve të jenë të vendosur për të zbatuar oraret dhe kufizimet e vendosura nga pushteti vendor për të mos lejuar ndotjen akustike.
Ai dha porosi të veçanta për Policinë Rrugore, për të menaxhuar trafikun dhe minimizuar aksidentet.
Drejtori Veliu gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të Policisë për të shmangur ngjarjet me pasoja të rënda në det.
?Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale? u shpreh drejtor Veliu.
Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj bëri një prezantim të detajuar të paketës së masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e këtij sezoni.
?Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare?, shtoi ndër të tjera Hajnaj./CNA.al
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima thotë se nuk ka ...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, në një dalje për mediat ka komen...
Anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Fa...
Nga Enkel DEMI*Drejtori i gazetës “Mapo”, zoti Ervis Iljazaj...
Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar Partinë Socialiste pë...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, nga një...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pret Zëvendësministren e...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë t...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar në li...
Qeveria do të zhvendoset në Durrës. Kaosi që është krijuar n...
Që ushqimet që hamë nuk janë të sigurta këtë e dimë, mirëpo ...
Kreu i PD, Lulzim Basha dy ditë më parë tregoi para qytetarë...
Në listën me 36 emrave të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëv...
Gazetari Basir Çollaku ka hedhur kritika të forta në drejtim...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria ...
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Reformës Zgjedh...
Fotografia e G7 e shpërndarë në Twitter nga Steffen Seibert,...
Ditën e hënë, KPA vendosi të mos kryhej hetim administrativ ...
“Ligji është i barabartë për të gjithë”. Ky është postulati ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvillu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...