Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar në lidhje me lajmet për planet e qeverisë për të ngritur kampet e emigrantëve të refuzuar nga BE-ja.
Kokëdhima thekson se Qeveria po i përzë shqiptarët e aftë nga vendi dhe këtu do të mbesin vetëm pleqtë, të sëmurët, të pamundurit për të ikur dhe fëmijët.
Sipas Kokëdhimës, ?Me këto ritme, skenari i zi nuk është larg dhe në Shqipëri do të mbeten shumë pak shqiptarë, sepse edhe familjet e reja nuk duan të lindin fëmijë, për mungesë të kushteve ekonomike dhe në një vend që nuk ofron asnjë perspektivë.?
Deklarata e plotë:
Shqipëria pa shqiptarë
Koço Kokëdhima
Përditë e më tepër po konfirmohet ajo që ZGJIDHJA e ka thënë prej kohësh: Qeveria po i përzë shqiptarët e aftë nga vendi dhe këtu do të mbesin vetëm pleqtë, të sëmurët, të pamundurit për të ikur dhe fëmijët. Instituti i Statistikave tregon se çdo vit janë larguar nga vendi mbi 40 mijë persona në këtë periudhën e fundit dhe popullsia u ul me 0,2 për qind vitin e kaluar. Gati gjysma e këtyre që ikën për të mos u kthyer janë të rinj deri në 19 vjeç, duke i dhënë vendit goditjen më të rëndë që prej eksodeve të fillim viteve ?90. Me këto ritme, skenari i zi nuk është larg dhe në Shqipëri do të mbeten shumë pak shqiptarë, sepse edhe familjet e reja nuk duan të lindin fëmijë, për mungesë të kushteve ekonomike dhe në një vend që nuk ofron asnjë perspektivë.
Në vend të shqiptarëve që po ikin në një eksod të pandalshëm, qeveria më antipopullore në historinë e Shqipërisë, do të pranojë mijëra e mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e vendeve anëtare të BE-së. Shkrimet e mediave të mirënjohura në botë si ?Daily Mail? apo ?Le Monde?, citojnë zyrtarë të rëndësishëm të BE-së që nuk e fshehin se po arrijnë një pazar me qeverinë kuislinge të Tiranës që vendi të kthehet në një kamp masiv emigrantësh të huaj, në këmbim të disa ndihmave monetare dhe mbylljes së syve për shkatërrimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Ky është pazari tjetër i radhës për klikën në pushtet dhe nuk bëhet vetëm për të blerë votën e vendeve anëtare të BE-së për çeljen e negociatave në fund të këtij muaji. Kjo qeveri kështu bëri që në javët e para të ardhjes në pushtet, për të shitur interesat madhore të vendit në këmbim të parkrahjes. Ajo ishte gati të merrte armët kimike siriane, pa asnjë kusht, vetëm që të fitonte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Prej muajsh kjo qeveri po e kthen këtë vend në një superimpiant të djegës të plehrave të Europës, pas ndalimit të importeve nga Kina nga janari. Ndërtimi me nxitim i tre inceneratorëve dhe me paratë publike e tregon këtë pazar të ndyrë dhe vrasës për fatet e vendit. Mbushja me emigrantë të padëshiruar nga vendet e BE-së është thika tjetër pas shpine ndaj shqiptarëve kudo që janë e një qeveri që i ka tradhëtuar interesat e tyre që ditën e parë kur erdhi në pushtet.
ZGJIDHJA do të jetë në krye të revoltës popullore kundër kësaj qeverie antikombëtare dhe të shitur për dy aspra. Ne duhet ta çlirojmë këtë vend të bekuar nga Zoti dhe t?i përmbysim kusarët dhe kriminelët që e mbajnë peng prej 27 vitesh! Shqipëria nuk meriton të jetë parajsë për tiraninë e hajdutërisë dhe ferr për popullin e thjeshtë. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë, që të fitojmë lirinë, jetën, të ardhmen, Shqipërinë që kemi ëndërruar.
#ZgjidhjaPerShqiperine
Perballe globit
Qeveria do të zhvendoset në Durrës. Kaosi që është krijuar n...
Që ushqimet që hamë nuk janë të sigurta këtë e dimë, mirëpo ...
Kreu i PD, Lulzim Basha dy ditë më parë tregoi para qytetarë...
Në listën me 36 emrave të parë të gjyqtarëve dhe prokurorëv...
Gazetari Basir Çollaku ka hedhur kritika të forta në drejtim...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria ...
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Reformës Zgjedh...
Fotografia e G7 e shpërndarë në Twitter nga Steffen Seibert,...
Ditën e hënë, KPA vendosi të mos kryhej hetim administrativ ...
“Ligji është i barabartë për të gjithë”. Ky është postulati ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvillu...
Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar INSTAT, në lidhje me...
Në korrik të këtij viti mbushen plot dy vjet që nga miratimi...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka zbardhur vendimin me të...
“Dyqan Taxi”, subjekti më i madh i shitjeve online në Shqipë...
Ndërkohë që po afron data kur BE do të votojë pro ose kundër...
Në kuadër të Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Konfed...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjatë gjithë ditës, moti paraqitet me kthjellime e vranësira...
Rritja e fluksit të turistëve në muajt e parë të këtij viti ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...