web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Marku “rikthen” Adriatik Llallën

12 Qershor 2018, 09:36, Aktualitet CNA

Gazetari Basir Çollaku ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Collaku shprehet se Arta Marku po ecen në të njëjtën rrugë si Adriatik Llalla.

Sipas gazetarit Çollaku, ?Komandimet e pastudiuara dhe per me teper te pamerituara jane kthyer ne risine e punes se prokurores se pergjithshme qe harron se eshte e perkoheshme.?

Collaku rikthen në vëmendje edhe emërimin e Donika Prelës në krye të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ndërsa shkruan se ?Dikush rritet ne detyre se shkurt dhe thjesht eshte shoqe e ngushte e Arta Markut sic eshte rasti Donika Preles, por jo vetem kaq por dhe bashkeshortet e dy zonjave jane shoke te ngushte.?

Postimi i plotë:

Nuk jane te pakta komandimet e Arta Markut e cila po ecen ne te njejten rruge si Adriatik Llalla. Komandimet e pastudiuara dhe per me teper te pamerituara jane kthyer ne risine e punes se prokurores se pergjithshme qe harron se eshte e perkoheshme. Dikush rritet ne detyre se shkurt dhe thjesht eshte shoqe e ngushte e Arta Markut sic eshte rasti Donika Preles, por jo vetem kaq por dhe bashkeshortet e dy zonjave jane shoke te ngushte. Iu vodh posta sekrete dhe u promovua, kjo eshte merita e vetme e Donika Preles ne sistemin e prokurorise shqiptare deri tani?!?. Shoqja tjeter e Arta Markut Anita Jella drejtuese e Durresit, u perball me vjedhjen e dosjeve te prokurorise pas nje bisede mbi 3 ore ne zyren e saj me ish shefen e mepareshme Donika Prela. Enkeleda Millonai drejtuesja e Elbasanit siç duket po shijon “pushimet” ne Suedi ne nje trajnim 3 javor ku vete Arta Marku e ka derguar. Kjo dmth se prokuroria e Elbasanit nuk paska patur dhe aq nevoje per Enkeleda Millonain dhe emri i saj eshte thjesht qoka e radhes qe Arta Marku i ben vartesit te saj dikur epror. Prokuroria eshte lodhur nga keto levizje denigruese dhe promovime pa meritokraci qe per hir te se vertetes jane bere dhe nga Adriatik Llalla. Paligjshmeria e vendimeve dhe emrimeve eshte thuajse e perditshme. Perveç kesaj nese sheh me.vemendje emerimet ka nje njeanshmeri tjeter besimi,  e cila.mbase eshte rastesi. Paligjshmeria eshte zevendesuar me porosite politike te cilat kane dhene rezultat me se shumti dobesimin e instituciinit se sa forcimin e tij. Prokuroria ka mberritur ne stadin, rrofte prokurori u rrezofte prokurori..!!! Mos valle do shohim te njejtin fund per Arten si per Adriatikun?





Lajmet e fundit nga