web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Fluturonin’ në autostradën Tiranë-Durrës/ Pezullohen 11 drejtues mjetesh

10 Qershor 2018, 06:55, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës vijon kontrollin me drager në të gjitha rrugët me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Policia bën me dije se vetëm mbrëmjen e djeshme janë pezuluar 11 leje drejtimi, me shpejtësi që varion nga 169-222 km/h.

Njoftimi i policisë:

Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres.

Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve.

11 Leje Drejtimi te pezulluara gjate tre oreve te fundit.

Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.

Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Ec ngadale qe te shkosh larg.

Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur. /CNA.al





Lajmet e fundit nga