web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roaming dhe doganat në dorë të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

4 Qershor 2018, 17:12, Aktualitet CNA

Kuvendi i Kosovës ka shprehur vullnetin politik përmes një rezolute të miratuar ditë më parë, për heqjen e tarifave të sherbimit Roming në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, përmes një rezolute ishte kërkuar edhe heqja e tërësishme e kontrollit në kufirin Kosovë?Shqipëri.

Tarifa e Roming-ut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Por, deri te zbatimi i rezolutave ka edhe disa procedura të cilat tani duhet të kalojnë përmes qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha për radion “Evropa e Lirë” se çdo vendim i Kuvendit është obligativ për ekzekutivin.

Ndërkohë, nga ekspertë të fushës së telekomunikimit si dhe ata të ekonomisë, rezolutat në fjalë po shihen si pozitive për faktin se praktika të tilla kanë ndjekur tashmë edhe vende evropiane.

Agron Dida, ekspert për çështje të telekomunikacionit, thotë për radion “Evropa e Lirë” se heqja e Roming-ut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërkohë, sa i përket rezolutës për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, thotë për radion “Evropa e Lirë” se është një vendim i qëlluar dhe se vendime të tilla duhet të merren edhe me vendet tjera fqinje.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe në asnjë mënyrë nuk do të ngrejë nivelin e kontrabandës apo krimeve të tjera ndërkufitare. Gashi shton se edhe vendet më të sigurta në botë, siç janë vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë kontrolle të tilla.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro. /REL-Shkrimi vjen i redaktuar nga CNA.al/





Lajmet e fundit nga