web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltari i PD zbulon provat për ministrin Gjiknuri

31 Maj 2018, 19:22, Aktualitet CNA

Ish-ministri teknik i Drejtësisë dhe këshillëtar i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News24, ku diskutohet tema ?Çfarë ka në dosjen e opozitës për minstrin Gjiknuri??, ka thënë se ministri Gjiknuri nuk është më i pastër në çështjet e krimit se ish-ministri i Brendshëm Tahiri, apo ai aktual Xhafaj.

I pyetur nga gazetarja nëse PD disponon fakte apo prova që implikojnë Gjiknurin, Bardhi ka thënë se sapo PD të disponojë prova do ti bëjë ato publike për opinionin publik, duke lënë të nënkuptohet se ende nuk ka të dhëna konkrete.

Vasili: Zotëron opozita dokumente dhe fakte që implikojnë ministrin Gjiknuri?

Bardhi: Ne nëse kemi dosje dhe jemi të bindur për një aferë korruptive, të jeni të sigurtë që do ta publikojmë. Sapo PD ta ketë një fakt të tillë, do ta pubikojmë. PD disponon fakte dhe prova që i ka Prokuroria. /CNA.al





Lajmet e fundit nga