web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Sulltanesha Kosem’/ Kosem mbërrin në sarajet e vjetra

29 Maj 2018, 08:49, Lifestyle CNA

Sulltanesha Kosem iken nga dhoma e saj per te shkuar ne sarajet e vjetra. Ajo kalon ne harem dhe u thote te gjitheve qe te behen te forta. Kosemi thote se dielli i tyre do lindte serish dhe mos tua ulin kokat mizoreve. Ajo u thote se nje dite do kthehet dhe detyra e tyre ishte qe te mbronin pasardhesit.

Kosemi largohet nga sarajet dhe ne mbremje arrin ne sarajet e vjetra. Ajo futet ne dhomen e saj te re dhe aty shikon sulltaneshe Safijen.
Safije: Erdhi momenti qe po prisnim. Mire se erdhe ne sarajet e vjetra Kosem. Mendjemadhesia te ka verbuar syte. Bere marreveshje me nje tradhtare, por re brenda ne gropen qe hape vete.
Kosem: Une nuk do qendroj ne ate grope. Do kthehem ne vendin qe me takon, ne sarajet e mia.
Safije: Edhe une si ti mendoja qe diten e pare kur erdha ketu. Thosha qe shume shpejt do ikja, por u bene vite.
Kosem: Mos me ngaterroni me veten. Une nuk kam ardhur ketu si nje tradhtare, por ngaqe mbrojta pasardhesit e mi.
Safije: Nuk ja dole dot,Kosem. Nuk ja dole te mbroje pasardhesit. Jeta e te gjitheve eshte ne doren e Halimese. Njeriu nuk vdiska pa provuar dhimbjet e jetes. Une jetova dy here dhimbjen e humbjes se nje femije. Tani eshte rradha jote. Do e shikosh se cfare eshte dhimbja per humbjen e nje femije.
Sulltanesha Halime merr vulen e kryemjeshtres Xhenet dhe ja dorezon Menekshese.

Sulltanesha Kosem shikon enderr me sulltan Ahmetin.
Ne mengjes sulltanesha Safije shkon te sulltanesha Halime.
Safije: Qenke zhvendosur pa humbur kohe. Ki kujdes Halime. Kjo dhome eshte det i flakte. Te jesh nene sulltaneshe do te thote te jetosh gjithe jeten me frike ne zemer.
Halime: Fale jush kemi perjetuar cdo dhimbje. Nuk besoj se keni ardhur ketu per te me thene keto fjale?
Safije: Pasardhes Iskenderi nuk jetoi jeten qe meritonte teksa ishte gjalle. Te pakten tani te shkoje atje ku duhet. Na lejo qe trupin e tij ta dergojme prane babait te tij, ne Ajasofja.
Halime: E perse duhet te ju lejoj pas gjithe atyre qe me keni bere, sulltaneshe?
Safije: Edhe ti je nje nene. E ke jetuar humbjen e nje femije. E kush mund te na kuptoje njeri tjeter me mire se sa ti?
Halime: Une humbjen e femijes e jetova per fajin tuaj. Per fajin tuaj e humba djalin tim, Mahmutin. Per fajin tuaj kisha mall per vite me rradhe per Mustafain. Tani ju ka ardhur mendja qe edhe une jam nje nene?
Safije: Ne e morem pergjigjen tone.
Midis pasardhesve nis serish nje perleshje.
Sulltan Mustafai eshte ne dhomen e Madherise dhe Davut pashai i thote se tani ai mund te beje cfare te doje. Mustafai therret rojat dhe urdheron qe te marrin tavolinen dhe ta nxjerrin jashte haremit per te marre ajer. Me pas nderron mendje dhe u thote qe ta vendosin ne vendin qe ishte. Me pas u thote qe ti sjellin uje per te notuar varkat e tij.
Perleshja mes Osmanit dhe Mehmetit vazhdon derisa u kujtohen fjalet e Ahmetit dhe ndalojne.
Karroca e sulltaneshes Kosem kalon ne qytet dhe Mehmet Giraji i shkon nga pas.
Pas karroces shkon edhe nje i panjohur.Varri i Iskenderit hapet serish.
Sulltanesha Hymashah pyet Safijen se cfare kishte marre ne kembim Halimeja qe e kishte lejuar. Safija i thote qe Halimeja nuk i kishte dhene leje.
Halimeja shkon te dhoma e sulltan Mustafait dhe i thote se haremin e Ahmetit e kishin derguar ne sarajet e vjetra, kurse per te kishin urdheruar nje harem te ri. ajo i thote se Meneksheja do i dergonte nje sherbetore per argetim, por Mustafai i thote qe nuk donte. Halimeja i thote qe ai duhej te behej me femije qe e gjithe dinastia ta shohi qe fisi do vazhdonte nga ai. Mustafai therret rojat dhe i urdheron qe ta mbyllin ne qeli nenen e tij. Halimeja i thote qe ta leshojne dhe me pas Mustafai i thote qe thjesht ishte duke bere shaka. Atehere sulltanesha Halime nevrikoset shume dhe u thote qe te dalin jashte. Ajo i thote Mustafait qe mos ta harroje asnjehere qe ajop eshte nena e tij dhe te mos guxonte ta bente serish ate veprim.
Germimet te varri i Iskenderit vazhdojne derisa personi qe po germonte u thote sulltaneshave se varri ishte bosh. Hymashah i thote Safijes se vellai i saj jetonte.

Zylfikar pashai shkon ne treg dhe shkon prane Iskenderit qe ishte gjalle.
Aty kemi nje rikujtim se si kishte ndodhur qe Iskenderi nuk kishte vdekur: Ne momentin kur Zylfikari i kishte vene ne fyt litarin Iskenderit, i kishte thene qe nuk do e vriste dhe duhet te mbante frymen pasi Mehrem aga do e largonte nga aty.
Iskenderi perqafon pashain dhe e falenderon qe nuk e kishte vrare pavaresisht urdhrit te Madherise. Zylfikari i thote qe duhet te largohet larg nga aty dhe te krijonte nje jete te re. Iskenderi e pyet nese e dinte per situaten e tij sulltanesha Safije dhe Hymashah. Zylfikari i thote se pervec tij nuk e dinte askush tjeter.
Sulltanesha Kosem zbret nga karroca dhe personi qe ishte duke e ndjekur nxjerr shigjeten dhe behet gati per ta gjuajtur, por Mehmet Giraji i del para.
M.Giraji e ngushellon si fillim per humbjen e sulltan Ahmetit dhe me pas i thote se donte te ishte prane saj ne keto dite te veshtira. Kosemi i thote se nuk ja kishte nevojen dikujt qe ksihte tradhetuar Madherine. Ai i thote se nuk e kishte tradhetuar Madherine, por kishte luftuar vetem per te marre ate qe i takonte, njesoj si cdo bente ajo.
Pasardhes Osmani perpiqet te arratiset dhe godet disa nga agallaret dhe lagohet nga dhoma, kurse Mehmeti qendron aty.

Sulltanesha Kosem ka mbledhur pashallaret dhe po organizon nje mbledhje.
Halil pashai i thote se po benin cdo gje te mundur qe pasardhesit te ishin mire. Shejhuislami i thote se deri tani nuk kishin marre ndonje vendim per jeten e tyre.
Kosemi i thote se nderkohe qe ajo ishte larg femijeve te saj nuk ishte e qete.
Ajo urdheron gjithe pashallaret qe te fillonin pergatitjet. Si fillim do tregonin per gjendjen e Mustafait dhe ne mbledhjen e pare te Ulufes do zbrisnin nga froni sulltan Mustafain dhe ne vend te tij do ulnin Osmanin.
Davut pashai i thote sulltaneshe Halimese dhe sulltan Mustafait se kishin kapur pasardhes Osmanin teksa kerkonte te largohej nga sarajet.
Sulltanesha Kosem del jashte dhe nje shigjete niset drejt saj.
Por a do e preke ate?
Nderkohe degjohet vetem zeri i Melikes qe therret: SULLTANESHE!





Lajmet e fundit nga