web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ndoqën me makinë 2 persona/ Gruaja e deputetit humb fëmijën

29 Maj 2018, 16:24, Aktualitet CNA

Deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh gazetar me profesion, Milaim Zeka, nuk i ndahen problemet. Ai ka pranuar se para disa ditës bashkëshortja e tij ka humbur fëmijën e tyre në muajin e tretë të shtatzënisë, e për këtë shkak është bërë një incident.

Gjatë një interviste për ?Frontal?, ai ka treguar se 10 ditë më parë gjatë natës, dy veta e kanë ndjekur me makinë. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci është shprehur se makina drejtohej nga një i mitur dhe nuk kishte patentë, por kjo ngjarje ka shqetësuar familjen e deputetit, aq sa bashkëshortja e tij, Edlira, ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Milaim Zeka, i cili do të bëhej baba për herë të pestë. Ai ka dy vajza nga martesa me Edlirën dhe dy vajza nga martesa e parë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga