web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunimi i kryeredaktorit të RD/ Kasmi: Ishte e skenuar ...

29 Maj 2018, 09:56, Aktualitet CNA

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi, në i ftuar në studion e lajmeve në Fax ëeb, ka folur për dhunën e ushtruar ndaj tij në protestën e 26 majit.

Kasmi ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj tij nga oficerët e policisë ishte një skemë e mirëorganizuar dhe se ai ishte i piketuar për t’u goditur.

?Erdhi situata në mënyrë të atillë, ose duhet të largoheshe ose të vetëmbroheshe, unë zgjodha të vetëmbrohesha duke i vënë dorën atyre hekurave, por kjo nuk e justifikon dhunën, kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar për të më goditur, asnjë tyjetër nuk u godit aty”,- u shpreh Kasmi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga