web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët e Bashës "dredhin gjuhën"/ Vlerësojnë ambasadorin Lu

28 Maj 2018, 20:52, Aktualitet CNA

Ambasador amerikan është orakull i vërtetë…Vlerësimi ka ardhur, çuditërisht, nga deputeti Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që deklarimin e sotëm të ambasadorit Lu e ka patur pikë referimi edhe deputeti tjetër i Bashës Ervin Salianji.

Qëndrimi i ndryshëm i dy eksponentëve të lartë të PD-së së Lulim Bashës, ndaj ambasadorit Lu ka përbërë çudi për faktin se më shumë se një herë nga PD-ja ai është akuzuar për përkrahje të tepruar ndaj Edi Ramës.

Asnjëherë Lulzim Basha nuk ka qenë realist në qëndrimin ndaj ambasadorit Lu dhe të njejtin qendrim kanë mbajtur edhe eksponentët e tjerë përkrahës të tij. Ndërkohë kjo nuk ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku dy deputetët e listës Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, të qenë prezent në emisionin “Tonight”, e kanë dredhur gjuhën duke e vlerësuar lart deklarimin e sotmë të ambasadorit Lu.

” Ambasadori amerikan si orakull i vërtetë deklaroi se ka pasur presion dhe ryshfet për lirimin nga “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri…”, ka artikuluar Alibeaj.

” Çfarë tha ambasadori amerikan dje? Ka thënë vetëm dy gjëra të thjeshta; ka presion dhe ka ryshfet. Presioni dhe ryshfeti ndaj sistemit gjyqësor janë vepra penale të rënda. Kush e bën presionin, ai që ka mundësi ta bëjë presionin. Kush e bën ryshfetin ai që ka interes. Vepra penale. Si orakull i vërtetë ta tha dje dhe të ndodhi sot, në mes të ditës mirë dhe bukur. Kjo është drejtësia. Ka gjë më të madhe pas 3-4 vitesh kur ka nisur reforma në drejtësi, ku duhet të binin në rrjetë peshqit e mëdhenj”, ka thenë deputeti Salianji./ CNA.al





Lajmet e fundit nga