Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kur Lulzim Basha largoi protestuesit nga përplasja në Ministrin e Brendshme, mbështetësit e opozitës nuk e fshehën zhgënjimin. U tha se ishin diplomatët e huaj që kërkuan ndërhyrjen për të qetësuar situatën. Mund të ketë qenë edhe kështu, por situata nuk ishte aq e papritur sa të habiteshin diplomatët e huaj, apo të bënte sikur nuk e dinte Basha. Përpara protestës, të gjithë drejtuesit e opozitës, deklaronin se nuk do të ketë tërheqje pa dorëheqjen e Xhafës, se protestën do ta drejtonte populli, opozita vetëm sa e organizonte. Këto paralajmërime ishin të natyrshme për atë që kishte ndodhur në më shumë se dy javë. Që nga fillimi I denoncimit të cështjes Xhafaj, me akuzat, audiopërgjimet dhe dëshmitarët, opozita përdori gjuhë të ashpër, lëshoi akuza të forta, ndërtoi një kauzë që nuk mund të përfundonte pa realizimin e kërkesës për largimin e Ministrit. Këtë mesazh e kishin marrë të gjithë, por më shumë ata që iu përgjigjën thirrjes për protestë dhe nuk largoheshin nga beteja në Ministrinë e Bredshme. Në këtë kontekst, ata që përlesheshin me forcat speciale, nuk habitën askënd.
Ai që habiti ishte Lulzim Basha, i cili bëri të kundërtën e asaj që tha për më shumë se dy javë. U tha shqiptarëve si fillim se Fatmir Xhafaj nuk esktradon vëllain e dënuar në Itali, pastaj tha se shfrytëzoi mandatin e deputetit për të të ndryshuar papritur nenin 491 të procedurës penale, që të mos lejohej ekstradimi, pastaj u tha që ai si ministër nuk e arreston për ta cuar në Itali që të vuajë dënimin, më pas doli audiopërgjimi dhe ministri u akuzua që i kishte krijuar kushtet vëllait për tu marrë me trafik droge. Kur Agron Xhafaj iku në Itali, e akuzuan Fatmirin që e kishte mundësuar këtë, për të shmangur skandalin e trafikut që doli nga audiopërgjimi. Për dy javë, këto bindën të paktën ata që ishin dje në protestë, se Fatmir Xhafaj është bashkëpunëtor në krim dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte në krye të Ministrisë së Brendshme. Pas luftës politike në Kuvend, me bojkotimin e komisioneve dhe seancave, me deklaratat dhe spektaklet, protesta u thirr si arma e fundit për të detyruar, Xhafën të dorëhiqej, ose Ramën ta shkarkonte. Ishte vetë Basha që i ngarkoi protestës barrën e largimit të Xhafajt, si kulmim të aksionit që kishte nisur.
Retorika e ashpër politike, nxiti aksionin e ashpër të pjesëmarësve. Dukej sikur protestuesit e kishin kuptuar mesazhin, deri kur Basha i largoi nga beteja pa realizuar qëllimin. Retorika e ashpër politike përfundoi me një aksion të vakët, të trembur, të paorganizuar. Ai që denoncoi publikisht dhe pastaj, duke akuzuar Prokurorinë mori atributet e saj duke ngritur akuzën e duke bërë pretencën dhe pastaj, duke injoruar Gjykatën dha verdiktin për dënimin e Fatmir Xhafajt, i dha vetes edhe fuqinë që ta amnistojë. E mbylli protestën, i largoi protestuesit dhe e quajti cështjen të mbyllur, i vuri kapakun zemërimit që ziente.
As nga pozita e mbështetësit dhe as nga pozita e kundërshtarit nuk mund të shpjegohet ajo që ndodhi. Nëse Xhafaj është ashtu si e tregon Basha dhe PD, nëse ai është i lidhur aq ngushtë me krimin dhe i kapur në flagrancë, nuk mund të jetë Ministër I Brendshëm, protesta nuk mund të ndalej, opozita nuk mund të merrte përgjegjësinë e bashkëjetesës me krimin. Nëse e gjithë cështja ishte konsum politik, nëse audiopërgjimi është i rremë dhë është përdorur për të nxitur një betejë pa kokë dhe pa fund, për të bërë një zhurmë për të justifikuar pushimet e verës, opozita nuk mund të marrë përgjegjësinë e corientimin dhe destabilizimit në prag të vendimit të Këshillit Europian. Ka vetëm një mundësi që këto dy variante të bashkëjetojnë, ajo që Basha, ashtu si gjithë të tjerët përpara tij, nuk marrin asgjë seriozisht, nuk duan të bëjnë asnjë betejë, duan vetëm të mos humbasin flamurin e opozitarizmit dhe të dalin jashtë loje. Luajnë pjesën, ndërsa presin frutin e pushtetit të bjerë vet në prehërin e tyre, pavarësisht se mund të jetë i kalbur.
Nga Enton Alibekaj
Ndërkohë që zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, disa ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Mbrëmja” në AB...
Nga Ilir LevonjaKa një lajm sot, që, duket si i bujshëm…, po...
Nga IRMA ZABZUNI– Gjysmën e policëve në orarin e shërbimi...
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur, sot të shfu...
Të shtunën PD-ja dhe aleatja e saj LSI organizuan një protes...
Mbi 100 mijë euro i janë vjedhur ish-deputetit. Ende nuk dih...
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Fede...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar disa detaje të...
Kisha Ortodokse Maqedonase nuk do ta pranojë emrin e ri për ...
Në një shtëpi të banuar në zonën e shkëmbit të Kavajës në Du...
Opozita zhvilloi dy ditë më parë një protestë para Kryeminis...
“Dëshmirtari X”, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe me pseu...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar deklaratën e...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë duke rishikuar ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Albert Veliu apo “dëshmitari X”, i njohur ndryshe edhe me ps...
Ai u ngjit nga ballkoni në ballkon deri në katin e katërt Em...
Në datën 28 maj 2018, në ambientet e Kontrolli të Lartë të S...
Një aksident i rëndë është regjistruar të ketë ndodhur pak ç...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...