web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri në liri/ Hajdarmataj “dush të ftohtë” trupit gjykues

28 Maj 2018, 18:28, Aktualitet CNA

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur, sot të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga masa ?arrest shtëpie?, që ishte vendosur që me datë 12 maj, Tahiri  është lënë për t?u hetuar në gjendje të lirë.

Seanca e sotme u zhvillua në terr të plotë mediatik, por ajo që dihet është se vendimi është firmosur  nga trupa gjyqësore e Apelit të Krimeve të Rënda me Kryesuese Saida Dollani dhe anëtarët Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Pas këtij vendimi, CNA.al kontaktoi me prokurorin për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili është pjesë e grupit hetimor të çështjes Tahiri.

Hajdarmataj ka  thënë, se edhe pas këtij vendimi, prokuroria nuk do të ndalojë.

?Prokuroria do të vazhdojë me veprimet hetimore. Unë kam besim që edhe Prokuroria e Apelit do të ushtrojë rekurs ndaj vendimit?, ka thënë  Hajdarmataj.

Sipas tij, vendimi duket shumë i paargumentuar, sepse Gjykata e Apelit pranon ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë me një logjikë shumë të paargumentuar, pretendon se  Saimir Tahiri për shkak të cilësive të tij, nuk i shmanget hetimit, se nuk ekziston rreziku i ikjes dhe nuk ekziston rreziku i prishjes së provave.

?Ne i kemi kundërshtuar të dyja këto dhe i kemi analizuar me shumë kujdes të gjitha këto kritere. Edhe kur Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë masën e sigurimit ?arrest shtëpie?, jemi munduar t?i themi Gjykatës se Tahiri për shkak të cilësive që ka pasur dhe autoritetit që ka pasur, ka arritur të kryejë vepra penale.  Si mundet Gjykata të bëjë një argument të tillë duke i besuar personit nën hetim, që nuk mund të ikë dhe që nuk mund të ndikojë në marrjen dhe vërtetësinë e provave. Në logjikën tonë është e paqartë nga gjykata e merr gjithë këtë siguri se Tahiri nuk mund të ikë dhe nuk mund të dëmtojë provat”,  është shprehur qetësisht prokurori Hajdarmataj.

Më tej për CNA.al, Hajdarmataj ka arsyetuar se në momentin që Gjykata vendos ta lërë pa masë personin nën hetim, kjo do të ndikojë sigurisht tek çdo lloj prove që ata do të marrim.

?Në qoftë se gjykata do të thoshte se kjo prokurori nuk ka argumentuar dyshimin e arsyeshëm, do të kishte arsye ti vendoste këtë masë sigurimi. Por, në këtë situatë kur gjykata pranon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova që ka kryer vepra penale të krimit të organizuar, si mund të rrijë pa masë sigurie??, është shprehur Hajdarmataj.

I pyetur nëse vendimi i sotëm i Gjykatës, përkthehet si dështim i Prokurorisë, ashtu siç la  të kuptohet sot, avokati i Tahirit, Maks Haxhia, Hajdarmataj e ka mohuar një gjë të tillë.

?Dështimi i Prokurorisë do të ishte nëse Gjykata do të arrinte të thoshte se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm. Por në asnjë rast nuk e ka thënë. Gjykata thotë, se Tahiri nuk paraqet rrezikshmëri për ti ikur hetimit dhe për të marrë provat gjatë hetimit. Merret me kriteret nuk merret fare me kushtet kryesore”, ka thënë më tej prokurori.

Hajdarmataj, i cili e njeh mirë rastin ka nxjerrë në pah një tjetër detaj, që ?zhvlerëson? nëse mund të themi kështu, vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit.

Bëhet fjalë për trupën gjykuese që ka dhënë sot vendimin. E njëjta trupë  gjykuese edhe më herët  është marrë me rastin Tahiri sa i përket masës së sigurisë dhe ka vendosur pro tij.

?Pavarësisht se ligji ka bërë zgjidhje që i njëjti trup gjykues do të shqyrtojë çdo lloj çështje gjatë hetimit,  sot kemi  të njëjtën trupë gjykuese, e cila edhe më përpara ka mbajtur një qëndrim të caktuar.

Të njëjtit gjyqtarë kanë shqyrtuar masën e sigurimit të vendosur disa kohë më përpara. Unë kam pasur bindje në fakt që këta gjyqtarë të njëjtën gjë do të bënim edhe pse ne kemi shkuar në gjykim duke pasur prova të reja?, ka sqaruar Hajdarmataj.

Kujtojmë se Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve të datës 9 dhe 13 dhjetor 2017,   ku ishte vendosur ndalimi i Tahirit për të dalë jashtë shtetit dhe  ishte bërë sekuestrimi i pasaportës dhe kartës së identitetit.

Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda  u bë më 12 dhjetor.

Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes ?Habilaj?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga