web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ Artan Hoxha: Deputetët kërcënuan policinë

28 Maj 2018, 17:54, Aktualitet CNA

Opozita zhvilloi dy ditë më parë një protestë para Kryeministrisë, e cila më pas u zhvendosh edhe tek Ministria e Brendshme, ku nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Nga këto përplasje, u lënduan 11 efektivë policie si dhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” (RD), Bledi Kasmi.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ishte i ftuar në studion e televizionit “ABC News” në rubrikën “Mbrëmja” me gazetaren Mirela Milori, nga ku tregoi disa detaje nga protesta. Ai tha se kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte futur në turmë, për të parë gjithçka nga afër.

Artan Hoxha, deklaroi se në përplasjen me policinë, ka pasur deputetë të cilët kanë kërcënuar me emra efektivët e rendit duke u thënë, “kemi punë me ty”.

Kujtojmë se opozita ka akuzuar policinë për dhunë ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarit Bledi Kasmi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga