Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me sistemin e drejtësisë.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se skandali i radhës i qeverisë është se sipas tij ?Shqipëria është vend pa Drejtësi Kushtetuese, dhe ndërkohë kërkon çeljen e negociatave me BE-në!?
?Eshtë skandaloz fakti që Shqipëria ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese! E më skandaloz akoma bëhet ky fakt, kur askush prej maxhorancës që s?rresht së mburruri me reformën në drejtësi, nuk ndjen përgjegjësi për gjendjen e krijuar!?-shkruan ndër të tjera Rama në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Skandali i radhës së një maxhorance skandalesh:
Shqipëria vend pa Drejtësi Kushtetuese, dhe kërkon çeljen e negociatave me BE-në!
Juristë e konstitucionalistë frikacakë, që nuk kanë guxim të ngrenë zërin për shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese, por gogësijnë e mbllaçiten rreth tepsisë së pushtetit!
Eshtë skandaloz fakti që Shqipëria ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese! E më skandaloz akoma bëhet ky fakt, kur askush prej maxhorancës që s?rresht së mburruri me reformën në drejtësi, nuk ndjen përgjegjësi për gjendjen e krijuar!
Po për çfarë reforme në drejtësi mund t?u flitet qytetarëve, kur prej papërgjegjshmërisë së maxhorancës dhe qeverisë, ata janë privuar nga Drejtësia Kushtetuese, që presupozon ose parakupton tërësinë e institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e rendit juridik të shtetit!
Në qeveri dhe në përbërje të grupit parlamentar të maxhorancës së Edi Ramës ka juristë të zotë e me përvojë që e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të cënosh Drejtësinë Kushtetuese, dhe pavarësisht se ata janë aq të padinjitet sa nuk guxojnë as të flasin, me heshtjen e tyre të turpshme janë bërë fajtorë, dhe kostove të njëpasnjëshme që pengojnë çeljen e negociatava me BE-në, iu kanë shtuar edhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese apo të asaj që në manualet e institucioneve të drejtësisë njihet ndryshe si ?Rojë e Kushtetutës?.
Eshtë kjo arsyeja që kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për të kontrolluar dhe mbrojtur procesin ligjvënës, në thelb vlerësohet si bazamenti i shtetit të së drejtës.
Mirëpo si mund të realizohet kontrolli dhe mbrojtja e kushtetutshmërisë së procesit ligjvënës kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?!
Më lejoni t’i referohem pak togfjalëshit ?Rojë e Kushtetutës?, për të shpjeguar se kemi të bëjmë me një organ, funksioni i të cilit është mbrojtja e Kushtetutës nga cënimet e mundshme të pushtetit shtetëror. Pra, bëhet fjalë për një organ, garant të Kushtetutës. Duke qenë se Kushtetuta është tërësi e normave të caktuara a të vendosura nga ligjvënësi, cënimi i saj do të thotë kryerja e një veprimi apo mosveprimi që bie ndesh me këtë tërësi normash.
Me lejoni gjithashtu të abstragoj mbi një kazus, duke e sjellë marrëveshjen e detit me Greqinë ne realitetin e sotëm.
Partia Socialiste me të drejtë ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për t?a shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar mes dy qeverive respektive disa vite më parë, dhe falë atij vendimi, marrëveshja për hapësirën detare mes Shqipërisë e Greqisë po rinegociohet! Por, imagjinoni sikur në atë kohë, Gjykata Kushtetuese të ishte kjo që është sot apo më saktë në gjendjen që është sot, vetëm me dy gjyqtarë, për të hamendësuar fare lehtë se çfare mund të ndodhte?!
Thënë fare shkurt dhe qartë: Shqipëria sot është një vend pa Drejtësi Kushtetuese, është një vend pa ?Rojen e Gjykatës Kushtetuese?, është një vend pa Gjykatë Kushtetuese!
Natyrisht, ka juristë, madje edhe juristë të zotë, ka edhe konstitucionalistë e pedagogë, ka profesorë e gjyqtarë, prokurorë e këshilltarë që merren me çështjet e drejtësisë, ka edhe anëtarë e ish anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, por nuk e di se pse janë kaq frikacakë, sa nuk kanë guxim të ngrenë zërin por gogësijnë rreth tepsisë së pushtetit!
Dhe Shqipëria kërkon e pret që Këshilli Europian të miratojë çeljen e negociatave të saj me BE-në!…
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi para banorëve të...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij sot në Ko...
Një person i armatosur ka qëlluar më armë zjarri drejtë patr...
Prej kohësh televizionet janë në betejë të vazhdueshme për a...
Gjykata për Krimet e Rënda ka kaluar për shqyrtim dosjen e i...
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka nisur një tur të ...
Deputeti i Lulzim Bashës, Klevis Balliu i njohur më së shumt...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit...
Albert Veliu, i ashtuquajtur “Dëshmitari X” në audio përgjim...
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD është shoqërua...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho paralajmër...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ditën e sotme vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kal...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të jeni shumë romantikë dhe ë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, është shp...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në sha...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në sha...
Ambasador amerikan është orakull i vërtetë…Vlerësimi ka ardh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...