web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Motori del nga rruga/ 23-vjeçari me urgjencë në spital

28 Maj 2018, 21:08, Aktualitet CNA

Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në shatin Shelqet të Vaun e Dejës, ku një 23-vjeçar banues në fshatin Stajka, ka humbur kontrollin e motoçikletës duke dalë nga rruga dhe u përplasur përtokë.

Policia raporton se i plagosuri është shtetasi me inicialet G.P. 23 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga