Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nëse vendi im do kishte ndjeshmërinë e duhur, për të qënë pjesë e Europës do ta kishte zbythur menjëherë Ministrin e Brendshëm, jo për implikimin e vëllait në aferat dhe trafikun e drogës, por thjesht për këtë ngjarjen e Korçës, ku humbi jetën në qelitë e para burgimit një i ri njëzetëeshtatëvjeçar.
Po vendi im, vendi ynë, ne…, nuk e duam Europën. Nuk duam as veten. Nuk dimë se çfarë duam. Ndaj statistikat kanë të drejtë të parashikojnë se në dhjetëvjeçarët e ardhshëm do të jemi më pak se një milion banorë. Ku sigurisht më të suksesshimit, me pjellorët etj, do jenë baronët e studiove televizive, me kulturën dhe fjalorin e tyre të çmuar të gjirizeve të derrave etj.
2) Duhet të ketë qënë pranvera e vitit 2014 kur një i ri shqiptar humb jetën në një nga burgjet e Greqisë. Për shkak të torturave nga gardianët. E më pas ndodhi dhe skandali që trupi i tij, i njohur me emrin Ilia Kareli erdhi në Shqipëri, por i mungonte zemra. Ne u indinjuam të gjithë. Pati një reagim total aq sa me të vërtetë zelli i shqiptarit kish një nerv europiani të kulluar. Pati një reagim të fortë edhe nga shoqëria civile greke, shtypi etj. Aq sa ngjarja e shëmtuar solli edhe një varg shkarkimesh nga administrata deri në ndjekje penale. Pra, në Greqi vepruan ose lëvizën vendit vet grekërit për shqiptarët. Kurse në Shqipëri, nuk ndodh asgjë, asgjë…, pasi studiot, përgjegjësia civile, dikasteret, qeveriu të tërë, notojnë në vulgaritetin e tyre, një paradigmë sociale, e lagu apo nuk e lagu. Në fund të fundit, një jevgjit vdiq. Na shkon për sojin racist që kemi. Dhe kaq. Shëndeti i Edi Ramës.
3) Shoqëria jonë në kohën e diktaturës ishte tmerrësisht e ndjeshme. Të çonte e të internonte me çfarë kishe e ku i kishe. Mjaft që çuni i xhajës të kish shprehur simpati ta zëmë për Italinë. Mjaft që kushëriri i katërmbëdhjetë të kish tentuar të kalonte kufirin. Se ne ta lëronim nënën me prag shtëpie. Pastaj të sillnim llanxhat tek porta dhe të degdisnim në Gjazë dhe Bedat pa pyetur shumë e pa verifikuar asgjë. Sikur gjithë jetën tënde të kishe qënë i zemëruar me çunin e xhajës, faji ishte pse e kishe gjak dhe pikë. Sot Kryeminsitri i vendit i thotë një gazetareje që pyet pronarin për vëllain e tij. I thotë shoqërisë, që, nuk japim më ushqim për ujqit e çakenjtë. Pagova diku dhe më thanë që është manipulim. Nuk e di se si mund të presësh reforma nga nje shtetar, i cili bën drejtësi me porosi dhe është vet ai i pari, që vret me duart e tia institucionet, ato të cilat kanë humbur përfundimisht besimin shqiptarët. Po kjo është Shqipëria jonë, vendi i paradoksit dhe memories që ndizet e fiket me një gotë uji.
4) Qershori është muaji ku shqiptarët presin lajmin e madh, hapjen e negociatave. Të jeni të bindur katëricëpirisht, se po u dha kjo mundësi, nuk është arritje qeveritare. Por ajo që bota po plotëson vendimemarrjen e saj në lidhje me Shqipërinë dhe rajonin. Po të ishin reformat, vetingu, etj. Shumë shpejt Shqipëria do rezultojë, a rezultonte, një vend jo vetëm pa drejtësi, siç është rasti me gjykatën kushtetuese që nuk ka tagrin e vendimmarrjes, për mungesë numrash, nga vetingu, por edhe pa qeveri, pa opozitë, pa elementin e studiove. Dhe ky do të ishte një nga pastrimet më të mëdha, pasi shumë syresh janë një kontigjen i tërë i informalitetit, megjithatë kanë vila, makina të shtrenjta, që sigurisht paga dhe honorarët e studiove nuk do u dilnin as për një apartament një dhomë e guzhinë. Dhe ajo më regresivja, të drejtën morale për të kanalizuar gjithçka vitale në jetën e një shoqërie. Të lumtur që darkë më darkë po shkatërrojnë me qejf e me dëshirë.
5) Me kushtet që ndodhet vendi…, opozita sot ka arritur në një përfundim: Daljen në rrugë për largimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm. Në fakt duhej të ndodhte nga përgjegjësia civile e individit, siç ndodh rëndom në një vend perëndimor. Nuk ndodh asesi në Shqipërinë tonë. Në këto vite opozitarizmi janë një sërë emrash dhe aktivitetesh të paligjshme, që, për shkak të denoncimit opozitar, rezultuan të vërteta. Si rasti i ish ministrit Beqja, deputetit Kokëdhima, bashkiakut të Kavajës, deputetit të Lezhës dhe Pukës. Ndaj është e pa pranueshme për opozitën. Apo për një opozitë të vërtetë, vetëm kjo kërkesë. Sidomos pas humbjes së jetës në qelitë e para burgimit të një të riu, baba i tre fëmijëve. Një opozitë e vërtetë, nuk mjaftohet me kaq, por me rrëzimin e qeverisë. Kjo mund të ndodh, mjafton që ato mandate të zhubravitura e të përfoluara aq e aq shumë, t’i vërvisni masivisht dhe kaq. Dhe duhet ta bëni një orë e më parë nëse vërtetë e doni vendin tuaj. Kush opozitar mban akoma mandatin, nuk është i tillë, por pjesë e lojës së qeverisë.
6) M’u dhimbs e gjitha, theqafja jonë, suksesi drejt rrënimit, pamja e atij funerali protestë nga Korça. Krejt i braktisur, aq më tepër kur studiot në masivitet i japin një vëmendje të tepruar partnerëve të luftës për pushtet. Por është pikërisht ky, treguesi i theqafjes së shoqërisë sime. Nga ana tjetër një rracizëm që akoma nuk është terur ndër ne. Dhe që e luftojmë me tërbim tek të tjerët. Kurrsesi tek vetja. Një funeral që kalonte syve të kafeneve, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Në fakt ai që përcillej ishte njeriu, me të gjitha gjëmat e tia. Kurse sehirxhinjtë, jevgjitët e vertetë të shoqërisë. Ose ata vet që e përdorin këtë poronom për të shtrydhur deri epshin e fundit. Regresi jonë.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar p...
Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar kryeministrin aktual E...
Gert Bogdani, edhe pse nuk është më deputet dhe as kreu i ...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar ashpër pas akuzave që kreu ...
Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e gazetarit J...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të ministrit të B...
Ish-kryeministri Berisha, nëpërmjet faqes së tij në rrjetet ...
Mediat kanë dhënë alarmin se kryeprokurorja e Krimeve të Rën...
Ish- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se Kryemini...
Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se ka dërguar për gjykim g...
Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzi...
Një javë para protestës kreu i Partisë Demokartike, Lulzim B...
Njerëzit e sistemit të drejtësisë konsiderohen si kategoria ...
Në një takim të organizuar ditën e djeshme në qytetin e Durr...
“…bashkë me rënien e ideologjisë dhe utopisë së tyre, në Eur...
Skandalet që përfshinë së fundmi Këshillin e Lartë të Drejtë...
Në prag të sezonit turistik, stacioni i policisë së Velipojë...
Dy ditët e fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prokuror...
“Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo urgjencë në...
Pas përballjes së kryeministrit Edi Rama me gazetaren ditën ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...