web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet në gjykim çështja “Doshi”/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë

17 Maj 2018, 09:56, Kronika CNA

Ka rinisur sot  procesi në Gjykatën e Tiranës për Tom Doshin.

Por  gjykata është detyruar të shtyjë seancën, pasi deputeti Tom Doshi mungonte.  Ky i fundit  sëbashku me Durim Bamin po gjykohen për dëshmi të rreme.

Procesi po zhvillohet për çështjen që ka të bëjë me pretendimet e deputetit të PSD, se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.

Sipas Doshit Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetin demokrat Mhill Fufi.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin, gjë që është rrëzuar nga Gjykata, ndërsa avokati mbrojtës pritet të  kërkojë gjykim të shkurtuar.

Seanca  e radhës është caktuar  më 5 qershor./CNA.al





Lajmet e fundit nga