Përfundon seanca për Tahirin/ Zbardhet vendimi i gjykatës
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur sot të lërë ne fuqi v...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat ka dhënë të tjera detaje në lidhje me superoperacionin e djeshëm.
Veliu tha se gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të policisë.
Veliu deklaroi se në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar edhe 7 laboratore në Greqi dhe 4 në Shqipëri, të cilët shërbenin për falsifikimin e dokumenteve.
Ndër të tjera, Veliu theksoi se trafikantët merrnin deri në 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.
DEKLARATË E PËRBASHKËT E POLICISË, PROKURORISË DHE SHÇBA:
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizuan me sukses operacionin e koduar ?272?.
Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Ndërkohë u zbuluan dhe u sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.
Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, ?Trafikimi i narkotikëve” dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?:
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.
Policia e Shtetit në nëntor 2016, në bazë të informacioneve të siguruara kishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda procedimin penal për veprat penale ?Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, trafikimi i narkotikëve?, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema, Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.
Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person.
Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të huaja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave anëtarë të këtij grupi kriminal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kombësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre.
Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie.
Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur sot të lërë ne fuqi v...
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngje...
Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se...
Rreth orës 15.45, shërbimet e policisë rrugore, janë njoftua...
Një shtetas shqiptar është arrestuar në aeroportin Ataturk t...
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e...
Dy tërmete të forta dhe të njëpasnjëshme kanë lëkundur vendi...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhu...
Tymi dhe flakët kanë pushtuar një hapësirë të madhe të qytet...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec...
Një makinë e policisë është përplasur pasditen e sotme me nj...
Pas sekuestrimit të një ton drogë në Madrid vetëm pak ditë m...
Nuk ka zgjatur shumë aventura e katër shqiptarëve të arratis...
Një aksident zinxhiror ka ndodhur pasditen e sotme në Mamina...
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë vendimit të Gjykatës së Kr...
Në burgun e Fierit është parandaluar futja e një sasie lënd...
Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ka prangosur autorët t...
Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka ndakya kontrollet me Rada...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për Qarkullimin R...
Policia e Shkodrës ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...