Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Prej disa ditësh Partia Demokratike ka publikuar fakte dhe prova, për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili rezulton i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërkaq i akuzuar nga opozita dhe PD për falsifikimin e kodit penal është edhe vetë ministri Xhafaj, i cili deri tani ka heshtur.
Një ditë pasi ka bërë kallëzimin penal për deputetët demokratë të cilët kanë publikuar faktet, Agron Xhafaj sot ka zgjedhur ti drejtohet opinionit publik nëpërmjet një letre.
Në letër Xhafaj bën me dije se do të paraqitet tek autoritetet përkatëse hetimore në Itali.
Xhafaj ka pranuar se është dënuar për trafik droge në Itali, ka bërë një muaj burg, por më pas është lënë i lirë nga autoritetet italiane, duke thënë se asnjëherë nuk i është shmangur gjykimit të tij.
Në përfundim të letrës së tij vëllai i ministrit Xhafaj, shkruan se audiopërgjimi dhe imazhet e publikuara nga PD, janë montazh dhe do ti shkojnë deri në fud kësaj çështje.
Ai ka thënë se është paraqitur në Prokurori, ka dorëzuar zërin real të tij dhe do të jetë bashkëpunues me Prokrurorinë.
Sikurse zgjodhi të heshtëte përballë kjëtyre fakteve, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me po të njejtën qetësi zgjodhi që ta çonte vëllain në burg për të shpëtuar kokën e tij.
Letra e plotë e Agron Xhafajt drejtuar opinionit publik:
Unë jam Agron Xhafaj.
Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:
Kam vendosur që t?i drejtohem vetë autoriteteve italia ne të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.
Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.
Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.
Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.
Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.
Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.
Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.
I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.
Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.
Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t?i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.
Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t?i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.
Agron Xhafaj
Tiranë më 16 Maj 2018 / CNA.al
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka nisur sot seancën për vlerë...
Pas fakteve dhe audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demo...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një dal...
Në një letër publike adresuar opinionit publik, vëllai i min...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në lidhje me situatën e fu...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn...
Policia e qytetit të Lezhës ka sekuestruar armë dhe municuon...
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet sot me Kol...
Sot në orën 12:00, opozita do të protestojë para Ministrisë ...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, reagoi lidhur ...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masav...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj në çift nuk do jetë sh...
Gazetari Frrok Çupi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, beso...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Lideri historik i Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryemin...
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio ...
Gazetari i AbcNews, Armand Bajrami, të martën, deklaroi për ...
Ish-kryeministri Berisha, njëherësh lideri historik i Partis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...